LAJMI I FUNDIT:

Si gënjeu Tsipras për Donald Trumpin

Si gënjeu Tsipras për Donald Trumpin

Vizita në Athinë e presidentit në detyrë të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama i dha mundësi kryeministrit Tsipras të komentonte zgjedhjen e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë, madje duke stigmatizuar qëndrimin kritik të disa kryeministrave në Evropë që dolën hapur kundër zgjedhjes së kandidatit republikan.

“Te jem i sinqertë nga Donald Trump njoh pak gjëra. Njoha gjatë kësaj kohe agresivitetin dhe mënyrën ekstravagante që ka zgjedhur për të mbrojtur disa ide jo konvencionale gjatë fushatës zgjedhore. Të tjera gjëra njohëm gjatë fushatës zgjedhore dhe tjera gjera presim nga ai si president i zgjedhur i SHBA.


Prandaj unë nuk u nxitova, përkundër disa homologëve të mi në Evropë, të përsëris të dhëna kritike që ne i dëgjuam edhe gjatë kohës së fushatës presidenciale”, u shpreh ai.

Por vetëm 7 muaj më parë kryeministri grek kishte patur një tjetër mendim për Donald Trump.

Në një audiencë me studentët ai e quajti atë një të keqe të madhe për njerëzimin duke uruar që mos të zgjidhej, transmeton tvklan.

“Më thoni, kush nga ju do të besonte para pak muajsh, se sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës favorit për të marrë nominimin e republikanëve si kandidat për President i Shteteve të Bashkuara do të ishte Donald Trump, me gjithçka që shënjon kjo kandidaturë dhe idetë që përfaqëson, të cilat gjejnë mbështetje. Kush do ta besonte se do ishim para kërcënimit se Trump mund të jetë president i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara dhe shpresoj që kjo e keqe mos të na gjejë”, deklaroi ai.

Janë këto dy deklarata kontradiktore të kryeministrit grek, që jo vetëm nuk e bëjnë të ndryshëm nga homologët e tij në Evropë, por e kanë vënë në një pozitë të vështirë para opinionit publik vendas.

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Para luftës kishte 3 mijë banorë, sot fshati ukrainas është shndërruar në gërmadha – pamjet nga ajri e dëshmojnë këtë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Pamjet e një aksidenti të pazakontë në Britani - shoferi i dehur u përplas në ndërtesën e teatrit

Pamjet e një aksidenti të pazakontë në Britani - shoferi i dehur u përplas në ndërtesën e teatrit

Evropa
Kalo në kategori