Formimi i sëmundjeve me temperaturë të lartë kalon në disa faza.
Faza 1: Duhet që shkaktarët si bakteret, viruset që hyjnë në trupin tonë ose të gjenden atje paraprakisht (si p.sh. virusi i herpesit që shkakton vezikula tek buzët).
Faza 2: Duhet që ky shkaktar të shumohet sipas programit të vet dhe në këtë mënyrë të përpiqet të na dëmtojë.
Në qoftë se gjatë fazës së dytë sistemi ynë mbrojtës nuk e zhduk shkaktarin (kur sistemi imunitar nuk e regjistron shkaktarin me anë të qelizave të kujtesës ose kur trupi ynë ndodhet në gjendje dobësie), shkaktari i sëmundjes shumohet me një shpejtësi marramendëse dhe fillon të dëmtojë trupin seriozisht.
Pjesa më e madhe e baktereve dhe viruseve nuk mund të shumohen lehtësisht në temperaturën normale të trupit. Por në qoftë se ne ekspozohemi në të ftohtë, në qoftë se temperatura e trupit ulet si pasojë e kequshqyerjes dhe kur sistemi ynë imunitar (mbrojtës) nuk e njeh shkaktarin (bakteret dhe viruset), atëherë këto të fundit që rrinë në pritje fillojnë të shumohen.
Faza 3: Sistemi mbrojtës e analizon shkaktarin dhe reagon ndaj tij. Një pjesë e përgjigjeve të sistemit mbrojtës janë specifike dhe e sulmojnë direkt shkaktarin, kurse pjesa tjetër janë masa parandaluese të përgjithshme.
Por të gjitha këto ndërlidhen me njëra tjetrën në një mënyrë të komplikuar.
Faza 4: Shkaktari mundet nga sistemi mbrojtës (shërimi) dhe veçoritë e tij regjistrohen nga ky sistem, kështu që kur në të riekspozohemi me këtë shkaktar do ta zhdukim pa e lejuar të stimulojë sëmundjen.
Trajtimi fillohet në qoftë se trupi ka pësuar dëmtim (rikuperimi). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'