LAJMI I FUNDIT:

Si filloi gjithçka: SUV i parë i Mercedes debutoi 25 vjet më parë

Si filloi gjithçka: SUV i parë i Mercedes debutoi 25 vjet më parë

Në vetëm një çerek shekulli, prodhuesi gjerman Mercedes ka arritur deri në shtatë modele SUV / crossover në gamën e tij.

Sot, Mercedes u ofron klientëve një përzgjedhje të madhe të SUV-ve premium, nga GLA kompakte te GLS-ja më e madhe, por jo shumë kohë më parë, ky lloj automjeti ishte plotësisht i huaj për prodhuesin nga qyteti i Stutgartit.


Vërtetë, që nga viti 1979, Mercedes ka prodhuar G-Class, por është një SUV klasik që ka një qëllim tjetër nga modeli SUV, transmeton Telegrafi.

Në fillim të viteve nëntëdhjetë, kompania doli me idenë për të bërë një automjet që do të ofronte komoditet dhe luks të barabartë me makinat e tyre të pasagjerëve, dhe përveç kësaj ai mund të përdoret edhe “jashtë rrugës”.

Lada e vetme me pjesë të Mercedes dhe BMW del në shitje
Lexo po ashtu Lada e vetme me pjesë të Mercedes dhe BMW del në shitje

Puna për automjetin krejt të ri filloi në vitin 1993 dhe tre vjet më vonë, në fillim të vitit 1996, koncepti AAVision (All Activity Vehicle) u prezantua në Detroit Auto Show.

AAVision ishte baza për SUV-in e parë të prodhimit nga prodhuesi gjerman, M-Class i ardhshëm. Pjesa e jashtme e makinës, veçanërisht pjesa e përparme e saj, të kujton shumë modelin e mëvonshëm serial.

Prodhimi Mercedes M-Class pati premierën e saj në maj 1997 dhe u bë në fabrikën e re të atëhershme në Alabama, SHBA. Më vonë, prodhimi filloi në Graz, Austri.

Mercedes SUV i parë provoi të ishte një model i suksesshëm, kështu që vitin e ardhshëm, në 1998, 43.134 njësi u shitën vetëm në tregun amerikan.

Klasa M u riemërua në 2015 dhe tani shitet nën etiketën – GLE, dhe është gjithashtu e disponueshme në variantin coupe.

Gjenerata aktuale është e katërta me radhë, dhe që nga fillimi i prodhimit, ajo ka shitur mbi 2 milionë kopje. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Auto
Bëhet virale videoja e gruas që thyen xhamin e Lamborghinit duke kërcyer mbi të

Bëhet virale videoja e gruas që thyen xhamin e Lamborghinit duke kërcyer mbi të

Auto
Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Auto
Sa janë pagat në fabrikën e Tesla-s në Evropë?

Sa janë pagat në fabrikën e Tesla-s në Evropë?

Auto
Biçikleta elektrike e punuar nga druri i bambusit, kushton 2,200 euro – ka një rreze prej 100 kilometrash

Biçikleta elektrike e punuar nga druri i bambusit, kushton 2,200 euro – ka një rreze prej 100 kilometrash

Auto
“Rilind” Land Rover Defender i vjetër, tani ka katër motorë elektrikë

“Rilind” Land Rover Defender i vjetër, tani ka katër motorë elektrikë

Auto
Kalo në kategori