Nuk ka informata të tjera rreth kësaj dasme, por dihet që lista e mysafirëve ishte shumë e vogël dhe se torta ishte e bërë bazuar në shfaqjen legjendare “The Muppet Show”. Por të gjithëve u intereson se çfarë fustani të bardhë ka veshur aktorja.

Në faqen e saj të fansave në Facebook, Jennifer Aniston Fans, është postuar një fotografi në të cilën shihet një femër tërheqëse me fustan të bardhë, transmeton Koha.net.


11898586 1684527628442955 8993946049709798213 n

“Gjithë zemrën time e ke në dorë deri në fund të jetës sime”, shkruan në fund të fotografisë, dhe kjo ishte e mjaftueshme që të kuptohet se përfundimisht ky ishte fustani që ka veshur aktorja në martesën e saj të dytë.

Ndoshta Aniston ka veshur një fustan të tillë, por sigurisht që ajo nuk është në këtë fotografi. Në këtë fotografi shihet një modele e veshur me fustan të bardhë për reklamë. /Telegrafi/