LAJMI I FUNDIT:

Si e parandalojnë dhe trajtojnë depresionin ushtrimet fizike

Si e parandalojnë dhe trajtojnë depresionin ushtrimet fizike

Ekspertët tregojnë se ushtrimet fizike mund t’i parandalojnë dhe trajtojnë simptomat depresive.

Por, si arrihet kjo?

Faktikisht, mekanizmat neurobiologjikë që kanë të bëjnë me efektet antidepresive të ushtrimeve fizike janë ende të paqartë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ka disa hipoteza sa i përket këtij fenomeni.

Depresioni ndërlidhet me inflamacion kronik, ndërkaq ushtrimet e rregullta fizike e zvogëlojnë inflamacionin.

Depresioni po ashtu ndërlidhet me nivele të ulëta të kimikalit të quajtur BDNF, i cili e ndihmon trurin të rritet dhe ri-modelohet, ndërsa ushtrimet fizike e rrisin BDNF-në, dhe rrjedhimisht e ndihmojnë trurin të rritet dhe t’i tejkalojë pengesat depresive.

Përveç tjerash, ushtrimet fizike ndërlidhen edhe me ndryshime pozitive psikologjike.

Ato e rrisin vetëbesimin, përkushtimin, e që të gjitha këto ndihmojnë në trajtimin e depresionit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori