LAJMI I FUNDIT:

Si e ndihmoi Courteney Cox, Jennifer Aniston?

Si e ndihmoi Courteney Cox, Jennifer Aniston?

Ato të dyja ishin pjesë e serialit ‘Friends’, komik dhe shumë pozitiv.

Por, jeta e tyre personale ishte pak më ndryshe, Jennifer kishte probleme gjatë fëmijërisë me nënën e saj. Babai i saj e braktisi të ëmën kur ajo ishte vetëm nëntë vjeçare dhe mamaja e shfrynte tërë mllefin tek Jennifer.


Ajo e përqeshte pasi Jennifer ishte topolake duke i thënë se hunda e saj ishte shumë e madhe dhe se sytë e saj ishin shumë larg njëri-tjetrit.

Jennifer Aniston (Foto: Instagram/instylemagazine)

Pa mbështetje morale nga nëna e saj, Jennifer kishte disleksi që në fëmijëri dhe nuk ndihej mirë me pamjen e saj.

Jennifer provoi fatin e saj në TV, katër shfaqjet e saj të para u anuluan dhe nuk u shfaqën kurrë.

Jennifer Aniston (Foto: Getty Images/Guliver)

Në anën tjetër Courtney kishte një jetë të bukur me një familje shumë të dashur, ajo kishte lënë shkollën që të bëhej modele dhe kishte mbështetjen e madhe të familjes.

Ajo arriti sukses të menjëhershëm me serialin ‘Family Ties’.

Courteney Cox (Foto: GettyImages/Guliver)

Kur u kompletua kasti i aktorëve të ‘Friends’, Courtney fitoi rolin e ‘Monica’, një vajzë e suksesshme dhe shumë konkurruese, ndërsa Jennifer rolin e ‘Rachel’, vajzë e llastuar e cila piqet me kalimin e kohës.

Aso kohe, Jennifer po kalonte një periudhë të vështirë, ajo kishte shumë pak vetëbesim dhe ndihej e turpëruar nga disleksia që kishte. Courtney ishte pikërisht ajo për të cilën kishte nevojë Jennifer, ajo u tregua shumë e mirë me të duke i dhënë mbështetje e nevojshme.

Jennifer punoi jashtë orarit për të përmirësuar aftësitë e saj në aktrim dhe shumë shpejt i kaloi pritshmërinë që kishte për veten.

Ajo u nominua për katër çmime Emmy dhe fitoi një prej tyre.

David Schwimmer, Lisa Kudrow, Matthew Perry, Courteney Cox Arquette, Jennifer Aniston dhe Matt LeBlanc (Foto: Robert Mora/Getty Images/Guliver)

Pas shumë vitesh Jennifer kishte një lidhje me Brad Pitt me të cilin u martua, por martesa e tyre përfundoi me divorc.

Jennifer ishte e dëshpëruar, por Courtnety ishte aty për të, ajo e morri Jenniferin në shtëpinë e saj për muaj me radhë, ndërkohë që mundohej t’i siguronte role në aktrim që ta mbante të zënë, pa Coutney, Jennifer do të kthehej përsëri si në fillim. /Telegrafi/