LAJMI I FUNDIT:

Si e mbron kafeja trurin

Si e mbron kafeja trurin

Shkencëtarët tanimë kanë vërtetuar se konsumimi i disa llojeve të kafesë mund të ketë ndikim pozitiv në shëndetin e trurit, por si ndikon kafeja në funksionet kognitive të trurit?

Një studim i ri identifikon disa nga mekanizmat që i mundësojnë kafes të parandalojë sëmundjet mendore, transmeton Telegrafi.


Duke u bazuar në të dhënat e Harvard T.H. Chan School of Public Health në Boston, rreth 54 për qind e të rriturve në SHBA pinë kafe në baza ditore.

Përderisa pirja e kafesë mund të ketë përfitime dhe rreziqe për shëndetin, një studim i vitit 2016 nga University of Ulster në Coleraine, përfundon se përfitimet e konsumimit të kafesë i tejkalojnë rreziqet potenciale.

Një nga përfitimet është se kafeja mbron trurin nga dëmtimet mendore dhe përmirëson aftësitë e të menduarit.

Si ndodh kjo, dhe cili është faktori që ndikon në përmirësimin e shëndetit mendor?

Janë disa pyetje që një studim i ri nga Kembril Brain Institute synon të ofrojë përgjigje.

Konsumimi i kafesë duket të ketë lidhje me uljen e rrezikut të zhvillimit të Alzheimerit dhe Parkinsonit, thotë Dr. Donald Weaver.

“Por ne donim të hetonim pse ndodh kjo — cilat komponime përfshihen dhe si këto ndikojnë në keqësimin e gjendjes së trurit të shkaktuar nga mosha”, shton ai.

Gjetjet e Dr. Weaver dhe ekipit të tij sugjerojnë që faktori që ndikon në përfitimet e konsumimit të kafesë nuk është kafeina, por komponimet e tjera që përfitohen nga procesi i pjekjes së kafes.

Nëna natyrë është kimisti më i mirë

Ndër gjetjet më të rëndësishme të këtij studimi është se këto komponime janë natyrale dhe nuk kërkojnë të krijohen në laborator, gjë që i bën më të lehta për t’u prodhuar.

“Nëna natyrë është kimist shumë më i mirë sesa ne dhe është në gjendje të krijojë këto komponime. Nëse ke një komponim të ndërlikuar, është më mirë të rritësh bimën, ta korrësh atë, dhe ta nxjerrësh nga bima sesa të provosh ta bësh atë”. – Dr. Ross Mancini

Por Dr. Mancini thekson se para se të përdoren këto komponime për trajtim të sëmundjeve mendore, ata duhet të bëjnë më shumë studime se si këto komponime veprojnë në konteksitn terapeutik.

“Cka bën ky studim është se merr prova epidemologjike dhe provon të demonstrojë që ka komponime brenda kafesë që janë me përfitim për shëndetin mendor,” thotë Dr. Mancini.

“Është interesant, por a po sugjerojmë ne se kafja është shërim? Absolutisht jo”, thekson ai.