LAJMI I FUNDIT:

Si e mbajnë figurën bukuroshet e famshme

Si e mbajnë figurën bukuroshet e famshme

Në premierat e filmave dhe evenimentet tjera të rëndësishme, ato duken të përsosura, mirëpo a keni menduar ndonjëherë se si e ruajnë dukjen e tyre damat e famshme?

Aktorja dhe këngëtarja Jessica Simpson e praktikon ‘çyçekun’. Së fundmi ajo ka treguar se trajneri i saj personal Mike Alexander shpesh i bërtet duke i thënë se “lëshohet poshtë sikur të vallëzojë në një klub”, ndërsa ajo i është përgjigjur se “ulet galiç vetëm kur urinon”.


Këngëtarja Katy Perry qëndron e hollë për t’u sjellë si nxënëse shkolle. “I urrej ushtrimet, por më pëlqen kërcimi me litar. Aty së paku ka ritëm, është sikurse vallëzimi. Mund të kërcej në dyshe, mund të kërcej në kryq. Dukem sikurse Rocky kur kërcej me litar”, ka thënë krijuesja e hitit “I Kissed a Girl”, e cila është e vetëdijshme se kërcimi në litar i një femre 59 kilogramëshe, mund të djegë 350 kalori.

Për t’i përfshirë ushtrimet në orarin e saj të ngarkuar, Michelle Obama zgjohet në 5:30 çdo mëngjes dhe ushtron në shoqëri të burrit të saj Barack Obama. Zonja e Parë e SHBA-ve, e cila ka marrë komplimente të shumta për krahët e saj ka thënë se gjatë stërvitjeve nuk është aq intensive sa burri i saj. “Unë mund t’i anashkaloj ushtrimet, por ai nuk mundet”, ka thënë Michelle duke iu referuar presidentit amerikan.

Harrojeni çokollatën, sepse artiçoka është e preferuara e Mariah Careyt. Përveç se është e pasur me fibra ushqyes që janë shumë të nevojshëm për organizmin, artiçoka jep ndjenjën e ngopjes, dhe në këtë mënyrë pengon konsumimin e tepërt të ushqimit. Një copë artiçoke siguron një të tretën e nevojave ditore për fibra ushqyes, ndërsa mund të ulë deri në 100 numrin e kalorive të futura në organizëm.

Kim Kardashian ka gjetur një mënyrë të përsosur, e cila i ndihmon në motivimin për ushtrime të hershme mëngjesore. “A është çudi nëse fle me veshje sportive me qëllim që ta detyroj veten që të zgjohem në ora gjashtë të mëngjesit dhe të filloj stërvitjet? Kjo më detyron t’i futem aksionit dhe të kursej kohë”, ka shkruar bukuroshja në faqen e saj në Twitter.

Aktorja më seksi e ditëve të sotme, Megan Fox, ka treguar se ajo është një grykëse e madhe, sepse pi uthull të mollës të përzier me ujë. “Kjo ua pastron gjithë sistemin (tretës)”, ka thënë aktorja, ndërsa mendimin dhe praksën e saj e ndan edhe këngëtarja Fergie.

Në vend se të bëjë ushtrimet e barkut, Beyonce Knowles ka një qasje tjetër ndaj ushtrimeve. “E lëshoj një këngë që më pëlqen shumë dhe gjatë gjithë kohës sa zgjat, ngre pesha trekilogramëshe”, ka treguar këngëtarja.

Aktorja Cameron Diaz pas zgjuarës dhe para se të dalë për surfim, ha një porcion mish pule. “Është mëngjesi më i mirë në botë”, ka thënë Diaz duke e mbrojtur mënyrën proteinike të të filluarit të ditës. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Banorët e pallatit ku jetojnë njëzet mijë banorë nuk kanë nevojë të zbresin në tokë për javë të tëra

Banorët e pallatit ku jetojnë njëzet mijë banorë nuk kanë nevojë të zbresin në tokë për javë të tëra

Stil
Më e mirë se edhe pika G: Prekeni këtu dhe do ta çmendni nga kënaqësia!

Më e mirë se edhe pika G: Prekeni këtu dhe do ta çmendni nga kënaqësia!

Intimitet dhe Pasion
Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Çfarë të vizitosh
Sa ndjeshmëri seksuale del nga klitorisi?

Sa ndjeshmëri seksuale del nga klitorisi?

Intimitet dhe Pasion
Këshillë e madhe për orgazmën femërore - si të bëhesh mjeshtër

Këshillë e madhe për orgazmën femërore - si të bëhesh mjeshtër

Intimitet dhe Pasion
Argjendi i lirë dhe hekuri shiten si platin dhe ar i bardhë: Si ta identifikoni stolinë a është false!

Argjendi i lirë dhe hekuri shiten si platin dhe ar i bardhë: Si ta identifikoni stolinë a është false!

Stil
Kalo në kategori