LAJMI I FUNDIT:

Si e kalojnë kohën në karantinë damat e famshme?

Si e kalojnë kohën në karantinë damat e famshme?

Emily Rajtakowski, Kendall Jenner, motrat Hadid, Gigi dhe Bella, si edhe Nicole Richie në profilet e tyre në Instagram kanë ndarë informatat (natyrisht, edhe fotografitë) mbi atë se si e kalojnë kohën në karantinë, duke dëshiruar të tregojnë që edhe ato janë vajza të zakonshme si edhe të gjitha të tjerat

Nga gatimi i ushqimit, leximi, kurimi i lëkurës, por edhe gjumi, asnjëra nga to nuk ka bërë asgjë që nuk bëni edhe ju, transmeton Telegrafi.

Por nëse jo, ndoshta fotografia e tyre me disa qindra e mijëra ‘like’ kanë nxitur që të gatuani darkën për familjen tuaj, të lozni me qenin, t’u jepni përfundimisht flokëve kurën e bukurisë të cilën tashmë një kohë të gjatë e meritojnë ose natyrisht lexoni ndonjë libër të cilët tashmë me muaj, por ndoshta e me vite qëndrojnë në rafte dhe presin radhën e tyre.

Bella Hadid

Para së gjithash kura! Udhëtimet dhe xhirimet shumë orëshe me siguri dëmtojnë dhe thajnë lëkurën, andaj njëra ndër manekinet më të paguara në botë ka vendosur që gjatë izolimit të saj të ndajë pak kohë për veten dhe të provojë disa maska për fytyrë.

Kendall Jenner

View this post on Instagram

A post shared by Kendall (@kendalljenner) on Jan 9, 2020 at 9:42am PST

Gjumë kurrë mjaftueshëm, mirëpo kur nuk keni shumë obligime, nuk shkoni në punë, nuk mundeni të pini kafe me miqtë, ndërsa për klubin nuk guxoni as të mendoni.

Ndoshta është mirë që të relaksoheni duke shikuar serinë e preferuar dhe të kaloni gjithë ditën në gjumë. Megjithatë keni vrapuar deri para pak orësh, duhet t’i mbushni bateritë.

Nicole Richie

View this post on Instagram

A post shared by Nicole Richie (@nicolerichie) on Mar 12, 2020 at 2:25pm PDT

E njohur nga programi reality të cilin e ka xhiruar me miken më të mirë të saj, Paris Hilton, Nicole është bërë celebrimi i vërtetë ndikues.

Mendjehollësia e saj e magjeps masën, ndërkaq izolimin e ka shfrytëzuar në mënyrën e mundshme më të mirë: ka zgjedhur 6 libra të rinj, andaj nëse nuk keni ide çfarë do të mund të lexonit tjetër konsultoni @nicolerichie, me siguri do të ketë diçka të mirë për ju.

Emily Ratajkowski

View this post on Instagram

A post shared by Emily Ratajkowski (@emrata) on Mar 13, 2020 at 9:04am PDT

Aktore, manekine, ndërmarrëse dhe feministe@emrata izolimin e kalon me bashkëshortin e vet SebastianBear-McClard dhe me Colombon e ri, qenin baritor gjerman të cilin ky çift e trajton si anëtar të barabartë të familjes me të cilin pikërisht kanë përfunduar shikimin e LoveisBlind dhe janë të gatshëm që bashkërisht të festojnë ditëlindjen e tij të parë.

Një gjë është e sigurt, Colombo është tepër i lumtur që më askush nuk shkon në punë dhe mund të luajë me familjen e vet çdo ditë.

Gigi Hadid

View this post on Instagram

A post shared by Gigi Hadid (@gigihadid) on Mar 4, 2020 at 5:04pm PST

Motra e madhe Hadid, emri i vërtetë i së cilës është Jelena, në rrjetet shoqërore nuk fsheh prirjen e vet ndaj përgatitjes së ushqimit. Ajo karantinën e vet ka vendosur t’ia kushtojë familjarëve të vet dhe për ta të gatuaj racione nga të cilat të shkon lëngu i gojës.

Recetat jo rrallë i ndan edhe me iGstory të saj, andaj nëse ju janë mërzitur recetat të cilat i dini, ndoshta llogaria e saj është vendi i vërtetë për zbulimin e ndonjë recete të re. /Telegrafi/