LAJMI I FUNDIT:

Si e dini se keni një nivel të ulët të hormoneve që ndikon në humorin tuaj? Shtoni dopaminën

Si e dini se keni një nivel të ulët të hormoneve që ndikon në humorin tuaj? Shtoni dopaminën

Humori ndikohet nga faktorë të ndryshëm, por ndoshta neurotransmetuesit në tru janë më përgjegjës për mënyrën se si ndihemi

Dopamina dhe serotonina janë ndër më të rëndësishmet, duke vepruar si një grup për të mbështetur një sërë funksionesh, duke përfshirë kujtesën, gjendjen shpirtërore dhe madje edhe aftësinë për t’i kushtuar vëmendje.


Kjo është arsyeja pse një ekuilibër i shëndetshëm i të dyjave është thelbësor, transmeton Telegrafi.

– Edhe pse serotonina është shpesh në qendër të vëmendjes, është e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje dopaminës – thotë neuroshkencëtari dhe psikiatri Daniel Amen.

Amen shpjegon se si mund të kuptojmë se kemi dopaminë të ulët, si manifestohet në trupin tonë dhe çfarë mund të bëjmë për të rritur natyrshëm nivelet e saj në tru.

Shenjat që kemi dopaminë të ulët

Shenjat e niveleve të ulëta të dopaminës nuk janë shqetësimi apo nervozizmi – në përgjithësi janë një tregues i serotoninës së ulët. Në vend të kësaj, shenjat kryesore që duhet t’i kushtoni vëmendje janë:

▪ Lodhja,
▪ Trishtimi,
▪ Mungesa e motivimit,
▪ Energjia e ulët,
▪ Vështirësi në të menduar.

Mënyra natyrale për të rritur nivelet e dopaminës

Të ushqyerit

Si gjithmonë, ushqimi është çelësi për ruajtjen e shëndetit mendor dhe fizik. Amen shpjegon se ushqimet e pasura me tirozinë do të jenë zgjidhja juaj më e mirë për të përmirësuar prodhimin e dopaminës:

– Tirozina është një aminoacid që ndërton dopaminën. Mishi i pulës dhe vezët janë plot me tirozinë, siç janë avokado dhe çokollata e zezë.

Ushtrimet

Ushtrimet janë gjithashtu efektive në përmirësimin e humorit, duke rritur nivelet e dopaminës.

Amen rekomandon veçanërisht stërvitje me intensitet të lartë kur kërkoni një efekt për të rritur humorin. Si shembull, ai sugjeron që të bëni një shëtitje të shpejtë dhe më pas të bëni katër kërcime në të cilat vraponi ose ecni sa më shpejt që të mundeni për një minutë për të rritur dopaminën. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Osteoporoza, diagnostikimi dhe mjekimi bashkëkohor

Osteoporoza, diagnostikimi dhe mjekimi bashkëkohor

Shëndetësi
Kalo në kategori