Studiuesit dhe mjekët ka kohë që dyshojnë se stresi shkakton dëme fizike, por nuk ka pasur ende fakte bindëse që e lidhin stresin me goditjet e zemrës, për shembull, apo me sëmundje të tjera. Një nga shkaqet kryesore është se stresi është një element shumë personal dhe shpeshherë shumë i ndryshueshëm dhe i padefinueshëm.
Vetëm disa përpjekje e studime të fundit kanë nxjerrë në dritë fakte të reja dhe studiuesit u kanë bërë thirrje mjekëve që të përfshijnë diagnozën dhe trajtimin mjekësor të stresit në të njëjtën rutinë përkujdesjeje si edhe ndaj të sëmurëve me AIDS, apo me probleme
zemre.
“Nuk ka nevojë të kesh shkollë të madhe për të kuptuar lidhjen që ka stresi me sëmundjen e zemrës”, thotë një mjeke e specializuar në çështjet e kësaj patologjie dhe në problemet kardiake njëherazi. Ajo ka 25 vjet që studion ndërlidhjen mes stresit dhe zemrës dhe kundërshton mjekët që në përgjithësi nuk tentojnë që ta shohin qartë dhe ta vënë në praktikë stresin me sëmundjet e zemrës.
Kohë më parë u botuan dy studime shumë të rëndësishme në dy revista të specializuara “Journal of the Amerikan Medical Association” dhe “Archives of Internal Medicine”, transmeton Telegrafi.
Studimi i publikuar në revistën e parë ishte rezultat i një kërkimi shkencor në përfundim të të cilit doli se pacientët që pësojnë atakun e parë kardiak dhe kthehen nëpër punë që janë shumë stresuese, janë dy herë më të predispozuar që të bëhen pacientë kronikë në krahasim me pacientët të cilët nuk jetojnë në ambiente stresuese.
Studimi u krye te 972 persona që kishin pasur atak zemre të moshës 35-59. Të gjithë këta pacientë, pasi e kishin marrë veten nga goditja e parë, i ishin rikthyer një pune të lodhshme prej 10 orësh në ditë.
Në intervistat që iu morën këtyre personave gjatë një harku kohor prej dhjetë vjetësh nga ataku i parë 1995-2005, doli se të gjithë ata kishin pasur shumë shqetësime, një punë shumë të stresuar dhe si pasojë pjesa më e madhe kishte pësuar një atak të dytë. Dhe jo vetëm kaq, por sipas mjekëve, kishin më shumë probabilitet për të vdekur se ata që nuk ndodheshin në ambiente stresuese.
Studime të tilla mund të forcojnë lidhjen që ekziston mes stresit dhe sëmundjeve, por jo vetëm sëmundjeve kardiake. Por sigurisht që ky konstatim është vetëm pjesa e parë.
Më pas vjen pyetja: Çfarë duhet bërë për këtë?
Ka një zgjidhje: gjetja e mënyrave të diagnostikimit e të trajtimit të llojeve të ndryshme të stresit, atij profesional apo personal. Aktualisht, kjo nuk bën pjesë në praktikën e punës së kardiologëve, mjekët duhet herët a vonë ta përfshijnë dhe është detyrë e komunitetit të mjekëve që ta bëjnë sa më shpejt një ndryshim të tillë të mundur.
Sipas studimeve të pasqyruara në revistat e mësipërme, stresi ndikon shumë në një sërë sëmundjesh jo vetëm në ato kardiake. Sipas tyre, stresi, veçanërisht ai social, si stresi i shkaktuar nga divorci apo vdekja e ndonjë të afërmi shumë të dashur, e çon një pacient në një depresion klinik ose shkakton sëmundje të karakterit fizik.
Stresi, gjithashtu, mund të përshpejtojë në mënyrë të ndjeshme progresin e disa sëmundjeve vdekjeprurëse si AIDS dhe kur kthehet në një stres kronik mund të dëmtojë rëndë arteriet e zemrës.
“Ekzistojnë tashmë shumë fakte e shembuj të lidhjes së stresit me sëmundjet e zemrës, ndaj pyetja që lind natyrshëm është: Po në rast se pakësohet stresi a mund të pakësohen edhe simptomat e rënda të sëmundjeve të zemrës dhe ato që varen nga gjendja psikologjike e individit?”.
Çështja është se shumë mjekë nuk kanë as kohë për t‘i pyetur pacientët e tyre në lidhje me situatën psikologjike, kur ata i vijnë me një situatë të rënduar shëndetësore. Mjekët që janë shumë të specializuar në sëmundjet e zemrës, janë gjithmonë shumë të zënë me punën e tyre e me rastet që kanë në duar dhe vetëm pak prej tyre kanë kohë që të bëjnë pyetje.
“Është shumë ironike që sa më shumë bëhemi të ndërgjegjshëm për ndikimin e stresit në sëmundjet fizike, aq më të shkurtra bëhen takimet me mjekët specialistë”, thotë drejtori i një spitali të rëndësishëm në Edinburg.
Edhe pse një pjesë e madhe e mjekëve kanë filluar të ndërgjegjësohen për faktorin stres, të gjithë e kanë të vështirë që të ndryshojnë listën e pyetjeve për pacientët, e cila, sipas studimeve të fundit, duhet të përfshijë edhe ato në lidhje me gjendjen psikologjike të një pacienti. Ajo çka realisht mund të ndryshohet, megjithatë, është mënyra se si mjekët duhet të dëgjojnë pacientët e tyre.
Nëse një grua ankohet për dhimbje zemre, për shembull, por ndërkohë thotë se kjo i ndodh kur është shumë e ngarkuar me punë dhe jo kur ngjit shkallët e apartamentit, atëherë mjeku i saj duhet ta interpretojë situatën e saj kardiovaskulare si të ndërvarur nga faktori stresues i punës. Stresi në këtë rast është një faktor i rëndësishëm rreziku.
Tradicionalisht, mjekësia perëndimore e ka konsideruar gjithmonë trupin e njeriut si një makinë që funksionon pavarësisht gjendjes shpirtërore apo mendore dhe sëmundjet janë thjesht prishje të kësaj makine.
Mjekët mund të përtojnë ta shohin në sy faktin se sa ndikim të madh ka gjendja shpirtërore e një njeriu te shëndeti i tij fizik si për keq, ashtu edhe për mirë. Ka shumë mënyra përmes të cilave stresi mund ta dëmtojë makinerinë tonë me emrin trup.
Personat që janë vazhdimisht në presionin e stresit kanë një karakteristikë të përbashkët, ata e tolerojnë gjendjen e tyre shëndetësore në përgjithësi: ushqehen shumë keq, flenë keq, nuk bëjnë ushtrime fizike, pinë duhan gjatë gjithë kohës dhe pinë shumë (alkool). Të gjitha këto mënyra nuk kontribuojnë aspak në një mirëqenie.
Stresi prek gjithashtu edhe sistemin endokrin të njeriut, duke lehtësuar lëshimin e hormoneve që ndikojnë te trupi i njeriut në disa lloj mënyrash. Për shembull, irritojnë sistemin limfatik që në këmbim krijon probleme në sistemin imunitar, ose për shembull shkaktojnë rrahje të shpejta të zemrës.
Të gjithë ata që mund të jenë goditur në jetën e tyre nga ndonjë autobus, e dinë se çfarë stresi pëson sistemi kardiovaskular. Por nëse një stres bëhet kronik, atëherë dëmi është shumë më i madh dhe pasojat gjithnjë e më të rënda. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje