LAJMI I FUNDIT:

Si duket kur lyeni veturën me të zezë që thith 99 për qind të dritës?

Si duket kur lyeni veturën me të zezë që thith 99 për qind të dritës?

Për ngjyrën ‘Musou Black’, ekspertët japonezë thonë se është më e errëta në botë.

Kanali në YouTube DipYourCar ka zbuluar një bojë të re që thith thuajse plotësisht dritën, transmeton Telegrafi.


Provimi i efektivitetit të kësaj ngjyre u krye në modelin Lancer të Mitsubishi.

Rezultati është mahnitës, duke marrë parasysh që ‘Musou Black’ thith 99.4 përqind të dritës së dukshme.

Linjat e dizajnit të trupit të makinës praktikisht zhduken, dhe si duket gjithçka, gjykojeni vetë. /Telegrafi/