LAJMI I FUNDIT:

Si duhet të veprojnë meshkujt për t’u dukur më joshës në sytë e femrave

Si duhet të veprojnë meshkujt për t’u dukur më joshës në sytë e femrave

Gjetja e një partneri të jetës mund të jetë e vështirë sepse duhet gjetur dikë që gjithashtu ju dashuron dhe i pranon të metat që i keni.

Fatmirësisht, shkenca mund ta lehtësojë këtë proces për meshkujt që dëshirojnë të duken më joshës në sytë e gjinisë së kundërt, transmeton Telegrafi.


Më poshtë i keni disa metoda të bazuara në shkencë që jua rrisin gjasat në fushën e të krijuarit lidhje të reja:

Vishuni kuq

E kuqja dallon nga të gjitha – gjithashtu edhe në mendjet e femrave, ku një studim i vitit 2010 kishte zbuluar se femrat janë më së shumti të joshura nga meshkujt që veshin gjëra të kuqe.

Ekspertët e lidhjes e kanë pranuar këtë, por kanë shtuar se edhe anasjelltas është e vërtetë – pra kur femrat vishen me të kuqe janë më së shumti joshëse.

Prezantohuni si njeri i shtresës së lartë

Ndoshta nuk ju duket fare befasuese, por është fakt i vërtetë se duke u dukur si person i shtresës së lartë ju do të dukeni shumë më joshës.

Në një studim të vitit 2010, meshkujt e fotografuar me një veturë të argjendtë Bentley Continental GT ishin perceptuar më joshës sesa ata me një Ford Fiesta të kuqe.

Veturat mënjanë, një studim tjetër ka zbuluar se meshkujt me apartamente luksoze konsiderohen gjithashtu më joshës nga femrat.

Luani sporte ekstreme

Atleticizmi gjithmonë është trajtë e admirueshme dhe faktikisht bëhet edhe më e admirueshme kur përfshihet rreziku në të.

Hulumtuesit kanë treguar se femrat vërtet joshen nga meshkujt që luajnë sporte ekstreme, siç është çiklizmi në male, zhytja dhe çfarëdo sporti që përfshin adrenalinë të madhe.

Mjekra…

Shkenca ka dëshmuar se edhe mjekra jua rritë shanset për të fituar vëmendjen e gjinisë së kundërt, ku ka zbuluar se meshkujt me mjekër janë dukshëm më seksi sesa ata pa mjekër.

Ndërtoni muskuj

Femrat i preferojnë meshkujt që duken të fortë.

Eksperimentet kanë konstatuar se femrat gjithmonë i preferojnë më shumë meshkujt që duken më të fortë fizikisht sesa ata që duken më të dobët.

Bëjeni partneren të qeshë…

Më e rëndësishmja, lidhja duhet të jetë njëkohësisht edhe miqësi – që nënkupton se duhet ta bëni partneren të qesh.

Studime të shumta kanë konstatuar se femrat joshen nga meshkujt që i bëjnë ato të qeshin, gjë e cila është bonus nëse nuk keni interes në zhytje apo nuk mund të rritni mjekër. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Gjejeni cilës shenjë i përkisni në horoskopin kinez dhe çfarë tregon ajo për ju

Gjejeni cilës shenjë i përkisni në horoskopin kinez dhe çfarë tregon ajo për ju

Lifestyle
Kalo në kategori