LAJMI I FUNDIT:

Si duhet të ushqehet një person anemik: Këshilla e nutricionistëve për çdo ditë

Si duhet të ushqehet një person anemik: Këshilla e nutricionistëve për çdo ditë
shutterstock

Anemia po bëhet gjithnjë e më e zakonshme dhe njerëzit shpesh nuk janë as të vetëdijshëm se janë anemikë, derisa t’u bëhet pasqyra e hollësishme e gjakut

Kur diagnostikohen me anemi, njerëzit në përgjithësi nuk dinë se çfarë të hanë dhe si duhet të duket vakti i tyre.


Çfarë duhet të hamë që do të parandalonte absorbimin e hekurit?

Kafeja di të parandalojë absorbimin e hekurit, sidomos nëse e pimë pas drekës dhe sidomos nëse kombinohet me qumësht.

Një zakon tjetër është – të hani në këmbë. Kjo çon në sekretim të pamjaftueshëm të pështymës dhe acidit të stomakut, të cilat janë thelbësore për ndarjen e hekurit nga ushqimi dhe ruajtjen e vitaminës B12. Është pështyma që ruan vitaminat B12, transmeton Telegrafi.

Në cilët parametra të anemisë ndikon burimi i hekurit në ushqimet me origjinë shtazore?

Ushqimet me origjinë shtazore do të ndikojnë në të gjithë parametrat e anemisë. Kafshët kanë gjak dhe prej andej ua marrim gjakun dhe e absorbojmë. Ushqimet si mishi i viçit ose mëlçia që kanë si vitaminë B ashtu edhe hekur, por e vetmja gjë që u mungon është vitamina C. Kështu që do të ishte ideale të hani biftek dhe të pini limonadë.

Mungesa e tij mund të çojë në anemi dhe imunitet të dobët: Ku mund ta gjejmë fosforin?
Lexo po ashtu Mungesa e tij mund të çojë në anemi dhe imunitet të dobët: Ku mund ta gjejmë fosforin?

shutterstock

Mjekësia popullore ka zgjidhjen natyrale për aneminë
Lexo po ashtu Mjekësia popullore ka zgjidhjen natyrale për aneminë

A ndihmojnë farat e hithrës dhe panxharit?

Zakonisht rekomandohet të merrni mjaltë dhe fara hithre ose të bëni çaj hithre me mjaltë dhe pak limon. Vitamina C është atje për të parandaluar ndryshkjen ose oksidimin e hekurit.

Që efektet e përthithjes të jenë sa më të mira, çfarë nuk duhet të hamë me njëri-tjetrin?

Problemi është nëse spinaqit i shtoni qumësht të thartë ose kos. Atje nuk ka përthithje, ndërsa spinaqi i gatuar në qumësht ka më pak oksalate dhe kështu parandalon formimin e gurëve në veshka.

Sa hekur kanë kajsitë e thata dhe rrushin e thatë?

Ato kanë shumë hekur dhe mjafton një grusht rrush i thatë në ditë që ne t’i sigurojmë vetes një dozë të mirë hekuri për ditën. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori