LAJMI I FUNDIT:

Si duhet rruar apo lidhur kravatën, babai amerikan u jep këshilla të rinjve përmes videove që i publikon në YouTube

Si duhet rruar apo lidhur kravatën, babai amerikan u jep këshilla të rinjve përmes videove që i publikon në YouTube

Babai i Rob Kenney u largua në shtëpia kur Rob ishte vetëm 12-vjeç, e rritja pa babanë nuk ka qenë edhe aq e lehtë.

Rob edhe vet sot është baba i dy fëmijëve, e në fillim të pandemisë i erdhi një ide brilante që në fund doli të jetë gjetje e madhe, transmeton Telegrafi.

Rob hapi kanalin e tij në YouTube me emrin “Dad, How do I”, pra “Baba si do t’ia bëjë”, ku përmes tij ndante këshilla praktike për gjëra që shumica e njerëzve mund të pyesin baballarët e tyre siç është për shembull pyetja më e shpeshtë “si duhet lidhur kravatën” apo “si duhet kontrolluar vaji në veturë apo edhe të rruhen”.

E duket ditur se Rob ishte i vetëdijshëm që këto gjëra shumë njerëz nuk i dinë në mungesë të baballarëve për arsye të ndryshme qoftë ajo vdekja e tyre, shfrytëzoi rastin  për të realizuar video në baza ditore.

Në një intervistë dhënë për mediat lokale shpjegoi sesi e kishte filluar “Baba, si do t’ia bëjë”.

“Të jesh baba është më shumë sesa të rregullosh diçka në shtëpi apo të kujdesesh për fëmijët. Në kanalin tim flasim për gjithçka – pra duke filluar nga financat e deri të problemet e përditshme”, tha ai.

“Kam marrë shumë komente, disa më kanë shkruar sesi po shikojnë videot e mia me lot në sy dhe se ua kam rikujtuar momentet kur ata i kanë kaluar me baballarët e tyre”, shtoi Rob që aktualisht jeton në Seattle të SHBA-ve.

Kanalin e tij tani e ndjekin mbi tre milionë njerëz, e së fundmi ka botuar një libër me një sërë këshillash për të rinjtë që e ka titulluar “Dadvice”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Interesante
A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

Interesante
Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Fun
Australia debaton për rikthimin e një zogu të shpëtuar te pronarët e tij

Australia debaton për rikthimin e një zogu të shpëtuar te pronarët e tij

Interesante
Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Interesante
Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe

Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe "godet shumë fort"

Fun
Kalo në kategori