LAJMI I FUNDIT:

Si dhe çfarë të ushtrojmë sipas fazave të ciklit

Si dhe çfarë të ushtrojmë sipas fazave të ciklit

A e keni ditur që ndryshimet hormonale nëpër të cilat kaloni në faza të ndryshme të ciklit mund të jenë edhe përparësi juaja në arritjen e efektit maksimal nga ushtrimet trupore?

Merita Humolli
IFA Personal Trainer
045 27 57 57
Fitness Gym Prishtina  


Mos lejoni që menstruacionet të ndikojnë në mbajtjen e rregullt të formës suaj. Kur ndiheni të fryra dhe keni ngërçe në stomak, me siguri e fundit që dëshironi është të qëndroni në pozitën e qenit që shikon poshtë në sallën përplot njerëz në orën e jogës, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, me siguri kurrë nuk ju ka rënë në mend që ndryshimet hormonale nëpër të cilat kaloni në faza të ndryshme të ciklit mund të jenë përparësi juaja në arritjen e efektit maksimal të ushtrimeve trupore.

E dini se çfarë ndodh vërtet në trupin tuaj gjatë kohës së ciklit menstrual dhe cilat ushtrime rekomandohen?

Fitnes për secilën fazë të ciklit

Menstruacionet

Ditët: 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7

Ushtrimi trupor: Trajnimi i forcës

Përse: Keni tolerancë të lartë të dhembjes dhe kohë të shkurtuar të këndelljes së muskujve. Do të zbërtheni yndyrën dhe do të ndërtoni masën e muskujve, ndërkaq rreziku nga lëndimet në këtë fazë është dukshëm i vogël.

Këshillë: Mos e teproni dhe jeni tepër të lodhur.

Faza folikulare

Ushtrimi trupor: Trajnim kardio, trajnim interval

Përse: Estrogjenet u ndihmojnë muskujve që më mirë të absorbojnë glukozën, ndërsa ju furnizojnë me rezerva të mëdha të energjisë dhe ngrenë disponimin – tani është koha e duhur për sfida paksa më të mëdha të trupit!

Këshillë: Provoni ushtrimet me top hekuri!

Ovulacioni

Ditët: 14, 15

Ushtrimi trupor: Joga, pilates

Përse: Tani niveli i estrogjenit është në kulm, për shkak të të cilit keni aftësi më të mirë përqendrimi dhe lehtë do ta zotëroni trupin. Pos kësaj, kjo është faza kur feminiteti dhe ana juaj më e butë më së shumti vihen në pah.

Këshillë: Mos e kapërceni ushtrimin, sepse ky është moment i mirë për ndërtimin e indeve joyndyrore muskulore.

Faza luteale

Ditët: 16, 17, 18, 19, 20, 21, 22, 23, 24, 25, 26, 27, 28

Ushtrimi trupor: Ushtrim i matur trupor

Përse: Trupi juaj nuk mundet me aq efektivitet ta transformojë yndyrën në energji, por e transformon në sheqer. Pasojë është procesi inflamator i cili çon në shfaqjen e sulmeve të urisë, ndërkaq stomaku bëhet i fryrë.

Këshillë: Më së miri është të zgjidhni ndonjë aktivitet i cili qetëson dhe përmirëson gjendjen tuaj shpirtërore, sikundër që është taichia, vozitja e biçikletës apo patinazhi.

Tendosni muskujt

Rregullisht shkoni në palestër, mirëpo nuk arrini edhe aq rezultate nga aktivitetet trupore? Ndoshta për shkak që ushtroni me trup të patendosur. Për të praktikuar në mënyrë të rregullt ushtrimin dhe për të pasur efekt të përshtatshëm në trup, muskujt me rastin e ushtrimit gjithmonë duhet të jenë të tendosur.

Më së shumti dy ditë pa ushtruar

Nëse përpiqeni të humbni peshë, mos lejoni që të kalojnë më shumë se 48 orë pa ndonjë formë ushtrimi trupor.

Në të vërtetë, nëse dëshironi t’i digjni shtresat e grumbulluara yndyrore, përkatësisht më shpejt të shpenzoni kaloritë, duhet patjetër të mbani ritmin e shpejtuar të metabolizmit, ndërkaq kjo është e mundshme vetëm me aktivitet të rregullt fizik – pa pauza më të gjata se dy ditë.

Ushtrime të tepërta – menopauza e hershme

Femrat të cilat ushtrojnë, shumë më herët humbin funksionin riprodhues, përkatësisht më herët hyjnë në menopauzë, ka treguar një hulumtim japonez.

Shkencëtarët kanë konstatuar që femrat të cilat kanë ushtruar më së shumti (nga 8 – 10 orë në javë) kanë pasur madje 17 për qind shanse më të mëdha që të hyjnë në menopauzë. Shkencëtarët mendojnë që deri te menopauza e hershme vjen për shkak që aktiviteti fizik ul nivelin e estrogjenit.

Këshillë: Zgjedhje e mirë janë edhe stërvitjet e fitnesit grupor me muzikë dhe lëvizje vallëzuese sikundër janë zumba apo vallëzimi jazz. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Aktivitete sportive
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Gjërat që kurrë nuk duhet t’ua thoni adoleshentëve tuaj: Kjo do ta bëjë jetën më të lehtë

Gjërat që kurrë nuk duhet t’ua thoni adoleshentëve tuaj: Kjo do ta bëjë jetën më të lehtë

Këshilla Lifestyle
Përveç gjokseve, ekzistojnë edhe lloje të ndryshme të penisave

Përveç gjokseve, ekzistojnë edhe lloje të ndryshme të penisave

Lifestyle
Kalo në kategori