LAJMI I FUNDIT:

Si i arsyeton zyrtarët me aktakuza kryetari i Pejës?

Si i arsyeton zyrtarët me aktakuza kryetari i Pejës?
Gazmend Muhaxheri. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, në emisionin “Jeta në Komunë”, u ballafaqua me hulumtimin lidhur me zyrtarët e kabinetit të tij me aktakuza.

Njeriu më i afërt i Gazmend Muhaxherit, Shefi i Kabineti të tij, Durim Sheremeti, po akuzohet për korrupsion nga Prokuroria e Pejës.


Ish- zyrtari i kabinetit, Budak Shala, është dënuar për mashtrim, sepse e ka mashtruar kryetarin.

Haki Kartallozi, zyrtar  për komunitete, po ashtu është dënuar me 5 mijë euro gjobë për keqpërdorim të detyrës.

Edhe ish-shefi i personelit, Muhamet Kelmendi, ka qenë i akuzuar, por aktakuza është parashkruar.

I pari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri tha se Durim Sheremeti nuk merr pagë në Komunën e Pejës, pasi i njëjti është suspenduar dhe sipas tij është i pafajshëm.

“Për Durimin është një gafë, se ka dalë një tender, tash s’po mundem me fol se nesër është gjykimi për këtë çështje e ndoshta i bie keq që po ndërhyj të gjykata për me e favorizu shefin e kabinetit, po mbasi të merret vendimi mund të flas për këtë” tha ai.

Për zyrtarët tjerë ai tha se janë denoncuar nga Komuna.

Shefi i kabinetit, Durim Sheremeti, akuzohet se se ka nënshkruar raportin për pranimin e mallit, lidhur me tenderin për blerjen e makinës për mirëmbajtjen e barit artificial për Qendrën Sportive në Brestovik në Pejë, në vlerë prej 11,929.41 euro, pa pasur mandat dhe kompetencë për të nënshkruar.

Sheremeti sipas dosjes së Prokurorisë ka nënshkruar raportin në emër të organit mbikëqyrës – menaxherit të projektit Faik Zekaj, i cili me vendim të kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka qenë i emëruar menaxher i projektit në fjalë.

Aktakuza u publikua në qershor të vitit 2019 ndërsa, përveç Sheremetit subjekt i saj ishin edhe tre zyrtarë të tjerë komunal, Gëzim Lajqi, Ruzhdi Zhara dhe Gëzim Shala. Aktakuzën e konfirmoi edhe Gjykata e Apelit në fillim të këtij viti. Durim Sheremeti nuk dha asnjëherë dorëheqje nga posti publik, e as nuk u shkarkua nga kryetari Muhaxheri, ndonëse mbi të rëndojnë akuza për korrupsion./kallxo.com

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori