LAJMI I FUNDIT:

Shutinoski: Kemi pasur sukses ditën e parë të tregtimit në Bursën e Maqedonisë

Shutinoski: Kemi pasur sukses ditën e parë të tregtimit në Bursën e Maqedonisë

Dita e tregtimit të Bursës së Maqedonisë së Veriut të energjisë elektrike tregoi se funksionuan sistemet e tregtimit, të cilat janë të njëjta me sistemet që përdoren në vendet e Evropës Perëndimore. Kemi pasur të suksesshme ditën e parë të tregtimit, theksoi menaxhuesi i Operatorit kombëtar të tregut të energjisë elektrike – MEMO, Simon Shutinoski.


“Tregtimi ishte i suksesshëm, të gjithë pjesëmarrësit në treg, që tregtuan me energjinë elektrike sot patën një ditë të suksesshme, gjetën interesin e tyre – ata që japin për të shitur, të tjerët që blejnë, për të blerë energji elektrike. Për mendimin tim është një ditë e madhe, sepse së bashku me të gjitha institucionet kemi treguar se kemi kapacitet të madh për t’i realizuar reformat që janë krah për krahu me ato reforma që po bëhen në Evropë”, deklaroi Shutinoski në ngjarjen që shënoi zyrtarisht fillimin e punës së Bursës së Maqedonisë së energjisë elektrike.

Ai sqaroi se sot është hapur mundësia e shitjes së energjisë elektrike vendore, sepse ata që e shesin atë energji nuk kanë kosto shtesë për objektet ndërkufitare, dhënien me qira të objekteve të tjera nëpër shtete për ta sjellur atë energji.

Çmimi në bursë, siç tha ai, formohet duke i paraqitur oferta atij që shet, sa energji shet, në cilën orë dhe me çmimin me të cilin dëshiron ta shesë dhe atyre që blejnë energji elektrike në orët në vijim ditë, dhe kjo vlen për të gjitha orët në të cilat ata dëshirojnë të blejnë, të paraqesin oferta për një çmim me të cilin do të blinin.

“Të gjitha këto të dhëna mblidhen në sistemin për tregtim. Pra, çmimi nuk bazohet në çmimet nga një rajon apo nga ndonjë bursë tjetër, por bursa formon një çmim, nga kërkesa dhe oferta nga ana tjetër”, tha Shutinoski dhe shtoi se Bursa e Maqedonisë ka kompensimin më të lirë në rajon për pjesëmarrjen në bursë, të paguar nga kompanitë dhe anëtarësimin më të lirë vjetor.

Zëvendës kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi tha se ngjarja e sotme është historike për vendin tonë, për energjinë dhe ekonominë tonë.

“Me hapjen e bursës së energjisë elektrike, ne po i bashkohemi një tregu evropian shumë konkurrues dhe dinamik të energjisë elektrike, i cili do të na lejojë të lidhemi me tregjet fqinje dhe të përmbushim nevojat tona për energji në mënyrën më efikase. Marrim një treg konkurrues, ku energjia elektrike do të tregtohet në mënyrë transparente, jodiskriminuese dhe efikase dhe me blerjen dhe shitjen aktive të energjisë elektrike në treg, një ditë më parë, vendi ynë do të marrë më në fund një çmim referent për energjinë elektrike në tregun me shumicë”, deklaroi Bytyqi.

Ai theksoi se Bursa e Energjisë Elektrike nuk është e rëndësishme vetëm për vendin tonë, por edhe për tërë rajonin, sepse mbyll një cikël madhor të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, sipas modelit panevropian.

Kryetari Komisionit rregullator për energji (KRRE) Marko Bislimoski tha se sot është realizuar ëndërra e të gjithëve që punojnë në sektorin e energjisë.

“Sot filloi puna e Bursës së Maqedonisë së Veriut të energjisë elektrike, bursë e cila do të ofrojë platformë për funksionimin transparent të tregut të energjisë elektrike në vendin tonë. Kjo bursë e Maqedonisë së Veriut është hapi i parë drejt pjesëmarrjes së mëtejshme të vendit tonë në tregun panevropian të energjisë elektrike, proces i cili është i pashmangshëm dhe nuk do të ndalet kurrë. Kur doni diçka, çdo gjë është e mundur, dhe kjo gjithmonë sjell sukses dhe përparim”, deklaroi Bislimoski.