LAJMI I FUNDIT:

Shumica e super-veturave të vjedhura në Londër përfundojnë në Tajlandë (Foto)

Shumica e super-veturave të vjedhura në Londër përfundojnë në Tajlandë (Foto)

Autoritetet në Tajlandë, e kanë zbuluar një rrjet kriminal që kryen vjedhje të veturave në Londër dhe i dërgojnë në Bangkok.

Nuk dihen rrugët apo format nëpër të cilat veprojnë grabitësit, të cilët kanë kryer deri më tani dhjetëra transporte ilegale, transmeton Telegrafi.


Madje, ata iu kanë ikur edhe kontrolleve të shumta në hyrjet dhe daljet e shteteve përkatëse.

Lamborghini, Porsche dhe BMW janë në mesin e supër-makinave, që së bashku arrijnë dhjetëra miliona euro.

Pritet që një grup ekspertësh anglez, së bashku me vendasit të bëjnë identifikimin e pronarëve dhe t’ju kthejnë makinat. /Telegrafi/