LAJMI I FUNDIT:

Shumica e njerëzve gabimisht i lidh atletet: Kjo është mënyra e drejtë, e cila njëherësh është edhe më e sigurt

Shumica e njerëzve gabimisht i lidh atletet: Kjo është mënyra e drejtë, e cila njëherësh është edhe më e sigurt

Ekzistojnë dy mënyra për lidhjen e nyjës së zakonshme të atleteve dhe njëra është më e fortë se tjetra, por askush nuk di përse është më e fortë e ashtuquajtura nyjë katrore, e cila është simetrike, derisa më e dobët konsiderohet “nyja e rreme”

Të dy këto nyja zgjidhen në të njëjtën mënyrë, por që nyja katrore është dukshëm më e qëndrueshme në krahasim me nyjën e rreme, transmeton Telegrafi.


Këtë e ka zbuluar një përdoruese e platformës së internetit Tik Tok, e cila në videon e vet ka treguar se si lidhen drejt atletet ose këpucët.

Nëse lidhësen e majtë e lidhni sipër së djathtës, dhe pastaj në të njëjtin drejtim bëni hark, e keni gabim.

Në vend të kësaj, kur lidhësen e majtë e qitni sipër së djathtës, lakun duhet ta bëni në drejtim të kundërt, pra e djathta “shkon” mbi të majtën.

Which way do you tie them? ##TikTokTaughtMe ##learnontiktok ##tiktokpartner ##howto ##hack♬ original sound – attn

/Telegrafi/