LAJMI I FUNDIT:

Shumë trajtime natyrale nuk kanë vlera shkencore, por OBSH-ja organizon samitin e parë të mjekësinë tradicionale

Shumë trajtime natyrale nuk kanë vlera shkencore, por OBSH-ja organizon samitin e parë të mjekësinë tradicionale

Organizata Botërore e Shëndetësisë po mban samitin e parë për mjekësinë tradicionale, me paralajmërime se trajtimet e bazuara në produkte natyrale mund të jenë një alternativë efektive ndaj kujdesit shëndetësor vetëm nëse vërtetohen shkencërisht.

Mjekësia tradicionale është “porti i parë i thirrjes për miliona njerëz në mbarë botën”, tha agjencia shëndetësore e OKB-së.


Samiti në Indi mblodhi së bashku politikanë dhe shkencëtarë me qëllim të “mobilizimit të angazhimit politik dhe veprimit të bazuar në prova”, thekson OBSH-ja.

Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha përpara samitit se mjekësia tradicionale mund të zgjerojë “boshllëqet e qasjes” në kujdesin shëndetësor, por është e vlefshme vetëm nëse përdoret “në mënyrë të përshtatshme, efektive dhe, mbi të gjitha, në mënyrë të sigurtë bazuar në provat më të fundit shkencore”.

Samiti Botëror dyditor për Mjekësinë Tradicionale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë po mbahet së bashku me takimin e ministrave të shëndetësisë të G20 në qytetin indian të Gandhinagar.

Në të ardhmen, samiti do të mbahet një herë në vit, ndërsa vitin e kaluar u hap Qendra Botërore e OBSH-së për Mjekësinë Tradicionale në shtetin indian, Gujarat. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori