Kjo sëmundje quhet edhe “vrasës i heshtur” i këtij organi vital, ndërkaq më shumë se gjysma e njerëzve nuk e identifikojnë me kohë

Shprehitë e jetës moderne, të cilat nënkuptojnë marrje të pamasë të kripës, pijeve të gazuara, mbipesha, si edhe shtypja e lartë e gjakut dhe sëmundja e sheqerit gjithsesi janë shkaktarët e sëmundjeve, bashkë me predispozitat gjenetike, mirëpo shpesh inflamacionet të cilat mund të kalojnë të padetektuara e përkeqësojnë problemin, transmeton Telegrafi.

Sëmundjet e veshkave shpesh janë të qeta dhe zhvillohen ngadalë, gjithnjë deri në fazën e vonshme të dëmtimit të funksionit të veshkave.

Këto 10 simptoma janë treguesit më të shpeshtë të problemeve, mirëpo nëse i vëreni tri apo më shumë shenja te vetja, gjithsesi shkoni për kontroll te mjeku.

Vështirësi dhe dhembje gjatë urinimit

Duke pasur parasysh që janë infeksionet urinare shkaktarët e shpeshtë të sëmundjeve të veshkave. Nëse këto dhembje shfaqen shpesh, janë shenjë për t’u brengosur.

Gjak në urinë

Kjo është simptomë e shpeshtë e inflamacionit, mirëpo edhe e sëmundjeve serioze të veshkave.

Gropat e errëta të syve

Edhe një tregues i çrregullimit në eliminimin e ujit dhe toksinës nga trupi.

Të kruarit e lëkurës dhe puçrra

Te zvogëlimi i funksionit të veshkave, toksina grumbullohet në gjak dhe shkakton simptoma të lëkurës.

Ënjtja

Meqenëse veshkat eliminojnë tepricën e ujit nga organizmi, me rastin e zvogëlimit të funksionit të tyre, më së shpeshti ënjtjet shfaqen në nyja të këmbëve, duar, shputa dhe në fytyrë.

Shija metalike në gojë dhe era e thartë e gojës

Nëse veshkat janë të dëmtuara, atëherë ngrihet niveli i thartirës urinare në gjak. Ajo në pështymë zbërthehet në amoniak.

Krupa dhe të vjellat

Toksina vepron edhe në traktin e tretjes, mirëpo shpesh i përcjell edhe humbja e apetitit si edhe dobësimi si shenjë e sëmundjes.

Ndjenja e të ftohtit

Njëra ndër pasojat e sëmundjes së veshkave janë anemia dhe dobësimi i qarkullimit të gjakut, të cilat i shkaktojnë ndjenja e të ftohtit dhe fërgëllimat.

Mbushja me frymë dhe lodhja

Shkaktari më i shpeshtë janë anemia dhe ënjtja e mushkërive, për shkak se në gjak ka gjithnjë e më pak oksigjen.

Dhembja e përsëritur në shpinë

Në disa raste dhembja është më e vogël, ndërsa në disa të tjera më shumë e theksuar. Gjithsesi duhet kërkuar ndihmën e mjekut nëse dhembja përsëritet në pjesën e poshtme të shpinës dhe anash. /Telegrafi/