LAJMI I FUNDIT:

Më shumë se gjashtëdhjetë migrantë u kapën duke provuar të kalonin nga Franca në Angli

Më shumë se gjashtëdhjetë migrantë u kapën duke provuar të kalonin nga Franca në Angli

Një grup prej 49 migrantësh në katër anije të vogla janë kapur duke bërë udhëtimin e rrezikshëm në brigjet britanike këtë mëngjes.

Në orët e para të mëngjesit, oficerët e Forcave Kufitare në Mbretërinë e Bashkuar arrestuan shtetasit iranianë, irakianë dhe afganë – përfshirë një fëmijë – dhe i dërguan në Portin e Doverit, transmeton Telegrafi.


Kalimi i pabesueshëm brenda natës i Kanalit do të kishte qenë i ftohtë, dhe migrantët kryesisht meshkuj u panë duke ecur sipër rrugicës së mbështjellë me batanije.

Kur autoritetet u njoftuan për një shkelje të mundshme të kufirit në orën 1.30 të mëngjesit të kohës lokale, ata dërguan një helikopter HM Coastguard, një aeroplan zbulues me krahë të fiksuar, dy anije të Forcave Kufitare dhe varkë shpëtimi të Dover.

Autoritetet franceze kapën edhe 14 persona të tjerë, të cilët ishin bashkë me 49 të tjerët, por u kapën në ujërat e Boulogne-sur-Mer.

Më shumë se 1,700 njerëz kanë kaluar Kanalin me anije të vogla këtë vit.

Në tetor Sekretari i Brendshëm, Priti Patel, u zotua se kalimet e paligjshme të migrantëve në Kanal do të përgjysmohen deri në fund të muajit.

Muajin e kaluar, të paktën 129 migrantë e futën në Mbretërinë e Bashkuar.

Kriza e migrantëve shpërtheu në nëntorin e kaluar, me qindra të mbërritur në dy muajt e fundit të 2018-ës.

Por problemi është përkeqësuar gjatë gjithë vitit 2019, dhe Sekretari i Brendshëm Priti Patel zbuloi në tetor se Mbretëria e Bashkuar kishte rënë dakord për një ‘plan veprimi’ me Francën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Amerika

"Mos e provokoni Iranin", paralajmëron zëdhënësi i Hezbollahut

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Botë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale

U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori