LAJMI I FUNDIT:

Më shumë se 30,000 njerëz nuk e dinë se kjo është logoja e re e Kia

Më shumë se 30,000 njerëz nuk e dinë se kjo është logoja e re e Kia

Vendimi i prodhuesit koreano-jugor të makinave Kia për të debutuar me një logo të re vitin e kaluar duket se ka ngatërruar mijëra klientë të mundshëm në mbarë botën.

Në janar 2021, marka Kia prezantoi logon e saj të re e cila lidhte shkronjat “K”, “I” dhe “A” – në krahasim me logon e saj të mëparshme ku shkronjat dalloheshin qartë brenda një forme ovale.


Logoja e re debutimin e saj në Australi e bëri në maj të vitit 2021 me makinën e vogël Kia Cerato, me logon e përditësuar të vendosur tani për të gjitha makinat e reja Kia të shitura në këtë treg, raporton Drive, përcjell Telegrafi.

Në një postim në platformën e rrjeteve sociale Twitter, Ashwinn Krishnaswamy ngarkoi të dhëna që tregonin se rreth 30,000 njerëz kanë kërkuar për ‘makinë KN’ në Google muajt e fundit, duke ngatërruar logon e re të Kia-s me dy shkronjat e markës KN.

Revista amerikane “Tire Meets Road” thotë se ka më shumë se 1.8 milion kërkime në Google për ‘Kia’ globalisht çdo muaj – rreth 60 herë më shumë se shifra prej 30,000 njerëzve që kërkojnë për ‘KN car’.

Një kërkim për ‘makinë KN’ në Google shfaq një sugjerim për faqen e internetit të Kia – megjithëse nuk është e qartë nëse kjo është paguar nga kompania koreano-jugore e makinave, apo është drejtuar nga një algoritëm i motorit të kërkimit.

Tire Meets Road vuri në dukje se kërkimet për ‘makinë KN’ arritën kulmin në janar të këtij viti, por kanë qenë në rënie që atëherë, duke ia atribuar prirjen rënëse më shumë njerëzve që kuptojnë dhe njohin logon e re. /Telegrafi/