LAJMI I FUNDIT:

Më shumë se 2000 dele kaluan nëpër qendër të Parisit

Më shumë se 2000 dele kaluan nëpër qendër të Parisit

Më shumë se dy mijë dele janë parë teksa enden në Champs-Elysees në Paris, Francë në një paradë për të shënuar fundin e Panairit Ndërkombëtar Bujqësor.

Panairi i bujqësisë ka nisur dhjetë ditë më parë dhe mbledh fermerë dhe blegtorë nga e gjithë bota.


Mbarështuesit e bagëtive dhe 350 artistë nga rajoni jugor i Bearnit udhëhoqën bagëtinë, së bashku me lopët dhe gomarët, dhe performuan valle tradicionale ndërsa shiheshin nga turma parizienësh.

“Ne do të përpiqemi t’i gëzojmë parisienët me procesionin tonë, për të parë se çfarë po ndodh 700 ose 800 kilometra larg këtu”, tha për reuters rritësi Luc Martin.

Veprimtaria u konceptua gjithashtu si një festë e praktikës tradicionale të transhumanitetit, zhvendosjes së bagëtive në kullotat e tyre verore, e cila zhvillohet çdo vit në rajonin iberik.

Tufa e Parisit eci një kilometër, e udhëhequr nga një interpretues i veshur si ish-mbreti francez Henry IV, i cili vinte nga rajoni Bearn. /Telegrafi/