LAJMI I FUNDIT:

Më shumë se 10,000 njerëz u evakuuan në Itali pas zbulimit të një bombe të Luftës së Dytë Botërore

Më shumë se 10,000 njerëz u evakuuan në Itali pas zbulimit të një bombe të Luftës së Dytë Botërore

Më shumë se 10,000 njerëz që jetojnë në qendrën historike të Torinos duhej të evakuoheshin përkohësisht të dielën pasi është gjetur një bombë e pashpërthyer angleze nga Lufta e Dytë Botërore, thanë autoritetet lokale, transmeton Telegrafi.

Banorët e zonës në afërsi të Via Nizza, në qendër të qytetit italian, u evakuuan ndërsa autoritetet u kërkuan 50.00 njerëzve të tjerë që të qëndronin në shtëpi pas orës 7 të mëngjesit me kohën lokale.


Hapësira ajrore mbi Torino u mbyll gjatë operacionit, siç ishte stacioni i trenit Porta Nuova, që ndodhej në rrugën Nizza.

Këto masa, të planifikuara fillimisht deri në orën 4:00 pasdite, u hoqën përfundimisht rreth orës 02:00 pasdite, kur inxhinierët njoftuan se kishin arritur të çaktivizonin bombën. Është një artifakt anglez MK IV prej 500 kilogramësh me 65 kilogramësh eksploziv me dinamit, i nisur gjatë konfliktit nga aeroplanët Aleatë.

Bomba e pashpërthyer u gjet gjatë gërmimeve në një vend pune, raportoi në 22 nëntor botimi në Torino i gazetës La Repubblica, duke publikuar një video të pajisjes në formë ovale që po ekzaminohet nga personeli ushtarak.

Të dielën, autoritetet e ndanë zonën në një vijë të kuqe, nga e cila “njerëzit, kafshët dhe automjetet” duhej të evakuoheshin dhe do të jenë jashtë kufijve deri në ora 5 pasdite.

Vlerësohet se 378.900 ton bomba u hodhën në Itali gjatë rrjedhës së Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, tha Këshilli Kombëtar i Inxhinierëve në një raport të korrikut 2018.

Disa nga këto bomba nuk shpërthyen, dhe ushtria çaktivizoi afërsisht 60 për qind e tyre midis viteve 1946 dhe 1948, sipas raportit.

“Bazuar në këto të dhëna, vlerësojmë se rreth 15,000 ton pajisje të pashfrytëzuara janë akoma në territorin tonë”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë

Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë

Botë
Gjiri i Meksikës bëhet

Gjiri i Meksikës bëhet "Gjiri i Amerikës" - Trump nënshkruan urdhrin

Botë
Trump: Pengjet dukeshin si të mbijetuar të Holokaustit, po e humbasim durimin

Trump: Pengjet dukeshin si të mbijetuar të Holokaustit, po e humbasim durimin

Botë
Erdogan: Askush nuk ka fuqinë t'i detyrojë palestinezët të largohen nga atdheu i tyre

Erdogan: Askush nuk ka fuqinë t'i detyrojë palestinezët të largohen nga atdheu i tyre

Botë
Donald Trump bën histori si presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që merr pjesë në Super Bowl

Donald Trump bën histori si presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që merr pjesë në Super Bowl

Amerika
Zelensky i gatshëm për bisedime me Rusinë në çdo format, nëse

Zelensky i gatshëm për bisedime me Rusinë në çdo format, nëse "e kupton se Amerika dhe Evropa nuk do ta braktisin"

Botë
Kalo në kategori