Shumë pensionistë në rajonin e Tetovës nuk mund të sigurojnë dru për ngrohje
Çmimi i lartë i druve për ngrohje ka bërë që një pjesë e pensionistëve të mund të përballojnë blerjen e tyre edhe pse shoqata ua mundëson pagesën në këste, shkruan Alsat.
Në Tetovë, ka shumë raste kur për shkak të të ardhurave të ulëta, pensionistët nuk mund të sigurojnë drutë.
Ndihma e vetme që iu jepet kësaj kategorie të pensionistëve, është 2000 denarëve për blerje të ushqimeve.
“Me këto raste për momentin nuk kemi asnjë lloj vendimi nga këshilli ekzekutiv se si të veprojmë, por kemi një ndihmë të volitshme për ta pra iu japim nga 2000 denarë ndihmë pa kthim, dhe iu japim nga një vauçer për artikuj ushqimor nëpër shitore. Për momentin kjo është rreth 3500 diku. Por duhet dhe jemi në konsultim e sipër për nja 20 familje për të paktën nga pesë metra dru ti ndihmojmë”, tha Selver Memeti, kryetar i SHPT.
“Sa iu takon pensionistëve çmimi është tejet i lartë, s`kemi mundësi sidomos ata që janë me 200-300 euro pension. Andaj shoqata qendrore duhet ta rregulloj disi që furnizimi me pensionistët të bëhet me çmim më të ulët, sepse kemi moshë nuk kemi mundësi dhe na duhet ndihmë. Duhet të krijoj një fond Shoqata republikane e pensionistëve që edhe ne të furnizohemi me dru”, u shpreh një pensionist.
“Dobët shumë, për asgjë s’na mbërrijnë as për dru as për asgjë. Shteti duhet të na ndihmoj nëse është 70-80 euro normalja e druve të paktën për pensionistët ta bëj më lirë. Tash sa do na ndihmojnë ata e dinë, por patjetër duhet të ndihmoj shteti. Ka edhe të atillë që s’mund aspak ta arrijnë blerjen e druve dhe detyrohen në moshë të dalin të presin megjet e huaja të bëhet vjedhës”, theksoi një pensionist tjetër.
Vitin e shkuar mbi 100 pensionistë drutë e dimrit i morën vetëm pasi ra edhe borë./ Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t’u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'