LAJMI I FUNDIT:

“Shumë herët për të gjykuar” se si zgjedhjet në Sllovaki do të ndikojnë në mbështetjen e Ukrainës, thotë Kievi

“Shumë herët për të gjykuar” se si zgjedhjet në Sllovaki do të ndikojnë në mbështetjen e Ukrainës, thotë Kievi

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha të hënën se ai “respekton zgjedhjen” e popullit sllovak dhe është “shumë herët për të gjykuar” se si fitorja zgjedhore e një figure pro-Kremlinit në vend do të ndikojë në Ukrainë.

Ish-kryeministri sllovak Robert Fico është gati të nisë bisedimet për koalicionin pasi partia e tij SMER fitoi zgjedhjet parlamentare të shtunën, në atë që mund të përbëjë një sfidë për unitetin e NATO-s dhe Bashkimit Evropian në Ukrainë, përcjell Telegrafi.

“Ne e respektojmë zgjedhjen që bëri populli i Sllovakisë”, tha Kuleba të hënën. “Dhe unë mendoj se është shumë herët për të gjykuar se si këto zgjedhje do të ndikojnë në mbështetjen e Ukrainës. Ne duhet të presim derisa të formohet koalicioni”.


Një 'adhurues' i Putinit, makinave të shpejta dhe ‘bodybuilding-ut’ – kush është Robert Fico, njeriu që pritet të kthehet në pushtet në Sllovaki?
Lexo po ashtu Një 'adhurues' i Putinit, makinave të shpejta dhe ‘bodybuilding-ut’ – kush është Robert Fico, njeriu që pritet të kthehet në pushtet në Sllovaki?

Ndryshe, Bratislava ka qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kievit që nga fillimi i pushtimit rus vitin e kaluar, por mbështetja e saj në të ardhmen është vënë në dyshim pasi Fico fitoi mundësinë për të rifituar lidershipin.

Duke folur pas fitores së tij, Fico tha se “do të bëjë gjithçka” në fuqinë e tij për të nisur bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë.

“Më shumë vrasje nuk do të ndihmojnë askënd”, tha ai.

Negociatat nuk ka gjasa të mirëpriten në Ukrainë, pasi tani për tani ato ka të ngjarë të përfshijnë propozime në të cilat pjesë të territorit do t’i jepet Rusisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Dodik kërcënon prokurorët dhe EUFOR-in

Bosnja
Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Vuçiq: Serbia nuk do ta mbështesë kurrë arrestimin e Dodikut, gabojnë rëndë

Bosnja
Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Rubio rrit presionin ndaj Putinit për të pranuar armëpushimin - zbulon lëshimet territoriale të diskutuara me Ukrainën

Evropa
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshoi urdhër për ndalim, Dodik feston ditëlindjen – pallati i Republika Sërpska ruhet nga policët me armë të gjata

Bosnja
Zelensky përshëndet bisedimet 'konstruktive' me SHBA, thotë se 'gjithçka varet nga Kremlini tani' - refuzon të njohë territorin e pushtuar nga Rusia

Zelensky përshëndet bisedimet 'konstruktive' me SHBA, thotë se 'gjithçka varet nga Kremlini tani' - refuzon të njohë territorin e pushtuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori