LAJMI I FUNDIT:

Shumë armë pa leje në duart e qytetarëve, ekspertët kërkojnë ndryshim të politikave ndëshkimore

Shumë armë pa leje në duart e qytetarëve, ekspertët kërkojnë ndryshim të politikave ndëshkimore

Dukuria e posedimit të shumtë të armëve të zjarrit nga qytetarë të Kosovës po konsiderohet shqetësuese nga njohës të sigurisë në vend.

Armë të shumta u panë në 24 orëshin e fundit në duart e qytetarëve të Kosovës. Të paktën katër raste të tillë u raportuan në Policinë e Kosovës.


Gjatë kontrollit të një veture në Komoran të Drenasit, Policia hasi dy armë zjarri, një pistolete CZ me një karikator me 15 fishekë dhe një pistoletë me një karikator pa fishek.

Në Ballaban të Prishtinës arrestoi një tjetër pas dyshimit që i njëjti kishte shtënë me armë zjarri.

Edhe aty u konfiskuan një AK-47, një pistoletë, 450 fishekë të kalibrit 7.62 mm, 8 fishekë të kalibrit 9×19 mm dhe disa gëzhoja të dy armëve.

E në Podujevë dikush u vet plagosë me pistoletë e cila është sekuestruar nga Policia bashkë me pesë fishekë, një predhë dhe një gëzhojë.

Shumë armë ilegale në duart e qytetarëve - gjatë vitit 2023 Policia konfiskoi rreth dymijë armë të ndryshme e municion
Lexo po ashtu Shumë armë ilegale në duart e qytetarëve - gjatë vitit 2023 Policia konfiskoi rreth dymijë armë të ndryshme e municion

Kjo dukuri po konsiderohet shqetësuese nga njohës të sigurisë në vend, për çka sugjerohet që institucionet duhet të kujdesën më shumë për vetëdijesimin e qytetarëve.

“Megjithëse ndëshkueshmëria ndërmjet kodit penal është mjaftë e lartë por po besoj që duhet të ketë edhe një harmonizim të politikës ndëshkimore në nivel të të gjitha gjykatave e të plotësohet ndoshta edhe me një amnisti të përgjithshme të mirë menduar për ti sqaruar qytetaret për pasojat”, tha Valdet Hoxha, ekspert i sigurisë.

E bashkëpunim më konkret të institucioneve të drejtësisë po kërkon Hysen Gecaj.

“Organet e hetuesisë sa do që e luftojnë këtë dukuri ato prap se prap duhet të kenë një bashkëpunim të ngushtë edhe me gjykatat dhe gjykatat poashtu të kenë një punë efikase dhe kështu të gjitha institucionet e shtetit të kenë një ndërlidhje njëra me tjetrën prej këtyre të sigurisë deri ato edukative dhe shkollore”, tha Hysen Gecaj, ekspert i sigurisë.

Ndërkohë vetëm në raportin e ditës së martë të Policisë së Kosovës pos rasteve të përmendura edhe në Shtime një person është shoqëruar për një stacionin policor pasi i njëjti dyshohet që ka gjuajtur me armë zjarri gjatë një ahengu./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori