LAJMI I FUNDIT:

Shukri Xhelili kërkon të lirohet nga burgu, probleme me zemrën

Shukri Xhelili kërkon të lirohet nga burgu, probleme me zemrën

Ish-kryetari i Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili, ka thënë se vuan nga zemra dhe për këtë kërkon të lirohet nga burgu, ku po gjykohet për ngacmimet seksuale ndaj vartëses së tij në këmbim të vendit të punës.

Duke qëndruar në të njëjtën linjë, Gjykata e Krimeve të Rënda i ka kërkuar dy ekspertëve kardiologë që të nxjerrin një raport përfundimtar për gjendjen shëndetësore të ish-kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili.


Ai ndodhet në dhomat e paraburgimit prej tre muajsh, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës të funksionarëve të lartë publikë”. /Telegrafi/