LAJMI I FUNDIT:

Shukri Buja shpallet fajtor, dënohet me 3 vjet burg për keqpërdorim të detyrës 

Shukri Buja shpallet fajtor, dënohet me 3 vjet burg për keqpërdorim të detyrës 

Ish kryetari i komunës së Lipjanit, Shukri Buja, është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë në akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe është dënuar me 3 vjet burg.

Por Buja ka përfituar nga parashkrimi i katër pikave të para të aktakuzës sepse ato janë parashkruar meqë veprat pretendohet se janë kryer në vitin 2008 ndërsa aktvendimi për fillim të hetimeve ishte marrë në vitin 2015.


I akuzuari i dytë në këtë rast, Nebih Zeqiri, është dënuar me 2 vjet e gjysmë burg ndërsa edhe i akuzuari i tretë Halit Gashi është gjetur fajtor.

I akuzuari tjetër, Fahri Ratkoceri është liruar nga akuza ndërsa Fahri Vishesella është dënuar me 5 muaj burg, Edmond Rexhepi me 6 muaj (që mund të shndërrohet në gjobë prej 3,500 euro), Bajram Rizani me 6 muaj (që mund të shndërrohet në gjobë prej 500 euro), ndërsa Driton Avdiu, Magbule Sadiku e Burim Kodra janë liruar nga akuza.

Ky rast është në mesin e rasteve të shënjestruara për liberalizim të vizave.

Buja akuzohej nga Prokuroria për keqpërdorim të pozitës zyrtare në lidhje me një memorandum mirëkuptimi të nënshkruar nga komuna e Lipjanit me kompaninë “NEW Co Feronikel Complex LL. C.”.

Bashkë me Bujën të akuzuar në këtë rast janë edhe Nebih Zeqiri, Halit Gashi, Fahri Retkoceri, Hasim Vishesella, Edmond Rexhepi, Driton Avdiu, Burim Kodra, Bajram Rizani dhe Magbule Sadiku.

Tre nga këta të akuzuar në kohën për të cilën ngarkohen ishin zyrtarë në Komunën e Lipjanit.

Komuna e Lipjanit në kohën kur drejtohej nga Shukri Buja, më 21 mars 2008 kishte nënshkruar memorandum me “NEW Co Feronikel Complex LL. C.” për dhënien me qira kësaj kompanie një ndërtesë të laboratorit në Lipjan.

Sipas aktakuzës, në memorandum ishte përcaktuar që “NEW Co Feronikel Complex LL. C.” të paguajë nga një euro në muaj qira për objektin e laboratorit, ndërsa kompanisë ky laborator i ishte dhënë për 10 vjet.

Me këtë Prokuroria pretendonte se i është shkaktuar dëm Komunës së Lipjanit.

Më 28 prill Buja u deklarua i pafajshëm për akuzat me të cilat ngarkohet. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori