LAJMI I FUNDIT:

Shuhet regjisorja e njohur franceze, Agnes Varda

Shuhet regjisorja e njohur franceze, Agnes Varda

Regjisorja legjendare franceze, Agnes Varda – fituese e çmimit FIAF 2013 dhe Oscarit të Nderit më 2017 – është ndarë nga jeta në moshën 90-të vjeçare.

Varda do të mbetet një nga figurat kryesore të historisë së artit botëror, sidomos me ndikimin e saj në Francë dhe Evropë.
Filmi i saj i parë “La pointe Courte”, prodhim i vitit 1954, nuk është shfaqur shpesh po tregon një pjesë intime të jetës së saj dhe kështu asaj i dha epitetin e “gjyshes së erës së re filmike franceze”. Filmi “Cleo from 5 to 7” ka marrë çmimin e kritikës në Festivalin e Kanës në vitin 1961. Filmat tjerë të njohur nga Varda janë “Lions love”, “One sings the other doesn’t”, “Jacquot”.


Filmat e saj kombinojnë dokumentarin dhe trillimin. Gjatë karrierës ajo ka marrë çmimin Carosse d`Or në Kanë dhe një Cesar francez për filmin “The Beaches of Agnes”. Varda ka krijuar mbi 30 dokumentarë të shkurtër, ndërsa ka ekspozuar dhe ka bërë edhe disa instalacione artistike.