LAJMI I FUNDIT:

Shtyu gruan në shinat e trenit, policia e New Yorkut kërkon ndihmën e qytetarëve në identifikimin apo kapjen e autorit

Shtyu gruan në shinat e trenit, policia e New Yorkut kërkon ndihmën e qytetarëve në identifikimin apo kapjen e autorit

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një burrë shtynë me tërë forcën gruan 52-vjeçe, e cila bie në shinat e trenit në Bronx të New Yorkut.

Pamjet janë publikuar nga policia e New Yorkut, ku shihet i dyshuari duke shtyrë viktimën në stacionin e metrosë në Jackson Avenue, transmeton Telegrafi.


Burri që kishte një kapelë bejsbolli në kokë dhe një bluzë të bardhë pa mëngë, shihet duke iu afruar nga pas gruas të cilën me dy duart e shtynë drejt shinave të trenit.

Si pasojë e kësaj, gruaja goditi platformën para se të përfundonte në shina. Për fat të mirë ishin kalimtarët e rastit që e ndihmuan të ngritet në këmbë, dhe të largohet nga shinat para se ta godiste ndonjë tren.

Ajo është dërguar me urgjencë në spitalin Lincoln për trajtim, ku nga atje është bërë e ditur se gjendja e saj shëndetësore është stabile.

Policia e Neë Yorkut ka kërkuar ndihmën e qytetarëve që nëse kanë çfarëdo informacioni, që do të ndihmonte në identifikimin apo kapjen e autorit të sulmit, të lajmërohen në stacionin më të afërt të policisë. /Telegrafi/