LAJMI I FUNDIT:

Shtyrje dhe fjalosje për qebapë të lirë në Serbi

Shtyrje dhe fjalosje për qebapë të lirë në Serbi

Dashamirët e qebapëve krijuan kaos në disa dyqane me pakicë Lidl në Serbi, duke luftuar për të marrë një paketë me një çmim të ulët.

Reklama

Në rrjetet sociale po përhapen video nga dyqanet Lidl, ku shihet një turmë njerëzish rreth një frigoriferi me qebap, çmimi i të cilit është ulur vetëm sot.

Në qytetin e Kragujevcit, disa qytetarë kanë rrëmbyer dhe tërheqin kuti me qebapë nga njëri-tjetri.

Në Shabac ka qenë edhe më keq. Aty shtyheshin dhe mbanin duart e njëri-tjetrit që të mos i afroheshin frigoriferit, raporton N1.

Autori i videos së shfaqur në rrjetet sociale thotë se rreth frigoriferit kur nxirren qebapët vendosen roje, për të parandaluar skena të pakëndshme.

Lidl u ofroi klientëve të saj një promovim njëditor, duke ulur çmimin e qebapëve me 50 për qind. Megjithatë, blerja është e kufizuar në vetëm tre pako. /Telegrafi/