LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet seanca për azil politik të Grujevskit dhe Boshkoskit

Shtyhet seanca për azil politik të Grujevskit dhe Boshkoskit

Në Gjykatën e Selanikut duhej që të vendoset për kërkesën e dy të arratisurve, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkoski, për azil politik në shtetin grek, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të TV24, seanca është shtyrë pasi që problemi sërish ka qenë te përkthyesi i gjuhës maqedonase. Nuk është caktuar datë e saktë e mbajtjes së seancës së radhës.


Përndryshe, Gjykata e ka pranuar kërkesën për ekstradimin e tyre në Maqedoni./Telegrafi/