LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet seanca ndaj “atentatorit” të ish-ministrit Nikolla Todorov

Shtyhet seanca ndaj “atentatorit” të ish-ministrit Nikolla Todorov

Sërish është shtyrë seanca për Ljupço Stojanovski, gjyshi i Tamarës, e cila vdiq duke pritur një përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë, për t’u kuruar jashtë shtetit.

Stojanovski akuzohet për tentimvrasje të ish-ministrit të Shëndetësisë, Nikolla Todorov, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ende priten të rezultatet e ekspertizës psiqike të atentatorit, që duhet të tregojnë nëse në atë moment të gjuajtjes, Stojanovski ishte në vetëdije të plotë.

Paraprakisht, Gjykata e Apelit pranoi ankesë të mbrojtjes, ankesë që kontestoi ekspertizën e akuzës, pasi që ishet përgatitur nga ekspertë me certifikatë të skaduar./Telegrafi/