Një gjykatë në Mal të Zi ka shtyrë seancën dëgjimore për konfirmimin e akuzave ndaj 14 personave, përfshirë edhe dy rusë dhe dy liderë pro-rusë nga opozita, të cilët po akuzohen për komplotin e vitit të kaluar për të rrëzuar qeverinë.
Gjykata e Lartë në Podgoricë ka thënë se seanca është shtyrë për 24 maj, me qëllim që avokatët mbrojtës të kenë më shumë kohë për të shqyrtuar mijëra faqe të dokumenteve, materialeve dhe provave për këtë rast.
Ligjvënësit Andrija Mandiq dhe Milan Knezeviq nga Fronti Demokratik, dy rusë dhe nëntë qytetarë serbë dhe një malazez, janë akuzuar për krijimin e “një organizate kriminale”.
Dy rusët gjithashtu janë akuzuar për “terrorizëm”.
Zyrtarët malazezë pretendojnë se nacionalistët serbë dhe rusë kanë planifikuar që të marrin nën kontroll parlamentin, gjatë zgjedhjeve parlamentare të tetorit të vitit të kaluar. Po ashtu, të akuzuarit thuhet se kanë pasur plane që të vrasin kryeministrin e atëhershëm, Milo Gjukanoviq dhe të instalojnë një udhëheqje pro-ruse, me qellim që të ndalojnë Malin e Zi që t’i bashkohet NATO-s.
Ligjvënësi i akuzuar Andrija Mandiq, më 13 prill ka thënë se “procesi gjyqësor është organizuar kundër opozitës”.
Prokurori special i Malit të Zi, ka thënë se “organet shtetërore ruse” janë përfshirë në grushtshtetin e dyshuar, akuza të cila, Rusia i hedh poshtë.
Parlamenti i Malit të Zi ka ratifikuar anëtarësimin e vendit në NATO më 28 prill, duke shënuar një kthesë historike drejt Perëndimit. /REL/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUkraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre