Sindikata e KEK-ut ka njoftuar se e kanë shtyrë protestën e paralajmëruar për ditën e nesërme, pasi morën zotim se kërkesat e tyre do të realizohen.
Në njoftim thuhet se marrëveshja për shtyrjen e protestës është bërë pasi janë takuar me kryesuesin e bordit drejtues dhe menaxhmentin e KEK-ut.
“Duke ju njoftuar për zhvillimet e fundit në lidhje me negociatat tona për ngritjen e pagave dhe pagesën e fundjavës për punëtorët me ndërrime, kemi disa lajme të rëndësishme për të ndarë me ju”, thuhet në njoftim.
“Sot, pas një takimi të gjatë me kryesuesin e bordit drejtues dhe menaxhmentin e KEK-ut, kemi arritur në një marrëveshje që na jep shpresë dhe besim se kërkesat tona do të realizohen. Kryesuesi i bordit drejtues dhe menaxhmenti i KEK-ut është zotuar për të kryer kërkesat tona dhe ka premtuar se do të vazhdojë dialogun me sindikatat për të adresuar çështjet e punëtorëve në mënyrë të drejtë”.
“Me këtë mendim dhe duke iu besuar zotimit të KEK-ut për të ndërmarrë veprime konkrete, kemi vendosur të shtyjmë protestën tonë të planifikuar për nesër më datën 7 nëntor 2023. Qëllimi ynë është të hapim rrugën për dialog dhe zgjidhjen e kërkesave tona në një mënyrë të qetë dhe të drejtë”.
Sindikata e KEK-ut ka paralajmëruar veprime sindikale nëse kërkesat e tyre nuk realizohen.
“Megjithatë, është e rëndësishme që të kemi parasysh se këto janë premtime, dhe ne do të jemi të përgatitur për veprime sindikale nëse kërkesat tona të drejta dhe ligjore nuk realizohen në mënyrë të plotë. Do të vazhdojmë të jemi aktiv dhe do të ndërmarrim hapa të duhur për të mbrojtur të drejtat tona”, thuhet në fund.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City