LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet për 11 dhjetor seanca për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, për shkak të shkeljeve procedurale

Shtyhet për 11 dhjetor seanca për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, për shkak të shkeljeve procedurale

Seanca gjyqësore për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq është shtyrë, për shkak se nuk është qartësuar nga ana e avokatëve se kush e përfaqëson të akuzuarin Rade Basara.

Avokati i Rade Basara, Tomë Gashi ka thënë se e gjithë kjo ndodhi për shkak se kolegu i tij avokati Faruk Korenica, ka qenë avokat i të njëjtit Rade Basara.


“Kolegu im Korenica ka qenë avokat i të njëjtit i Rade Basara, ku unë kam marr autorizimin për mbrojtjen e tij para një viti dhe janë shkresat që askush nuk i ka diskutuar në aspektin ligjor e as prokuroria as gjykata dhe për mu ka qenë e pamundshme që ta vë gjykatën në lajthitje dhe të vazhdojmë me shqyrtimin fillestar pa vendosur për këtë shkelje procedurale”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se klienti i tij është paraburgim për më shumë se një vit, shkruan Telegrafi.

“Ka pasur shkelje procedurale, pra ku një avokat ka mbrojtur dy të dyshuar. Unë mendoj se gjykata ka vendosur drejt që ta ndërpresë këtë shqyrtim fillestar. Klienti im ka qenë polic i Kosovës dhe është e çuditshme sesi aktakuza e ngarkon atë për moskryerje të detyrave të tij si hetues i Policisë së Kosovës edhe pse ai ka pas epror të tjerë që i kanë dhënë çështje të rëndësishme penale për t’i hetuar, por Rade Basara kur nuk ka mundur të kryej hetime, t’i dëmtoj apo ndërpresë ato pa dijen e udhëheqësve të tij të policisë së Kosovës”, tha Gashi.

E avokati mbrojtës i sekretares së Partisë Politike SDP, Silvana Arsoviq, Musa Damati ka thënë para mediave se nuk është në interesin e drejtësisë dhe imazhin e Kosovës shtyrja e seancave të tilla.

Ai shtoi se kjo është aktakuza e tretë që është ngritur për këtë rast penale, dhe është e paprecedent që për një rast të tillë penal të nivelit të lartë të ngritën tri aktakuza.

“Me aktakuzën e re është revokuar forma e ndihmës si formë e bashkëpunimit kriminal në këtë rast, dhe tani kemi një formë tjetër të bashkëpunimit kriminal për të cilin prokuroria pretendon se është e qëndrueshme”, tha Damati.

Seanca e radhës do të mbahet më 11 dhjetor në orën 13:00.

Të akuzuar në këtë rast janë: Marko Roshiq, Silvana Arsoviq, Zarko Jovanoviq, Nedeljko Spasojeviq, Rade Basara dhe Dragisha Markoviq. Kurse si udhëheqës të grupit kriminal janë të akuzuar Milan Radoiçuq dhe Zvonko Veselinoviq.

Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar 2018 para objektit të partisë së tij në Mitrovicën e Veriut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori