Është përfolur se çifti i famshëm i skenës shqiptare, Getoar Selimi dhe Marina Vjollca, mund të martohen këtë muaj.

Megjithatë, raportimet e fundit të mediave shqiptare flasin për një gjë të kundërt, shkruan Telegrafi.


Sipas portalit 10minuta, Geti dhe Marina kanë vendosur të shtyejnë ceremoninë e martesës së tyre, e menduar për këtë muaj.

Çift 'par excellence' - Marina dhe Geti u spekulua se do të martohen këtë muaj. Kjo si duket është vetëm çështje kohe për çiftin e lumtur.  Foto: Instagram Çift 'par excellence' - Marina dhe Geti u spekulua se do të martohen këtë muaj. Kjo si duket është vetëm çështje kohe për çiftin e lumtur. Foto: Instagram

Nuk dihet se pse është shtyrë, por besohet se dasma e madhe mund të ndodhë vitin e ardhshëm.

Geti dhe Marina prej kohësh janë në lidhje dhe ata nuk hezitojnë asnjëherë që të publikojnë imazhe nga lokacione të ndryshme. /Telegrafi/