LAJMI I FUNDIT:

Shtrenjtohen sërish karburantet në Shqipëri, litri i naftës shkon në 2 euro

Shtrenjtohen sërish karburantet në Shqipëri, litri i naftës shkon në 2 euro

Çmimi i naftës në Shqipëri është rritur sërish sot, duke kapur një tjetër nivel rekord prej 260 lekësh [2 euro] për litër.

Shtrenjtimi me 10 lekë [0.08 euro] deri në 20 lekë [0.16 euro] brenda ditës është reflektuar në të gjitha pikat e karburanteve, pas rritjes së çmimeve nga operatorët që shesin me shumicë.


Tregtarët e lidhin situatën me rritjen e çmimeve në bursa ndërkombëtare, ku një fuçi naftë bruto kapi vlerën e 129 dollarëve ditën e djeshme. Por përveç çmimit, sipas tyre ka vështirësi edhe në sigurimin e produktit.

Vazhdon rritje rekord e inflacionit në Shqipëri, ushqimet shtrenjtohen me 6.9 për qind në shkurt
Lexo po ashtu Vazhdon rritje rekord e inflacionit në Shqipëri, ushqimet shtrenjtohen me 6.9 për qind në shkurt

Prej fillimit të muajit, litri i naftës në treg është rritur me mbi 65 lekë [o.5 euro], apo thuajse çdo ditë me nga 10 lekë.

Një ndikim të madh në rritje po jep edhe zhvlerësimi i lekut në raport me valutat e huaja, raporton A2 CNN. /Telegrafi/