LAJMI I FUNDIT:

Shtrenjtimi i ushqimeve rrit inflacionin në qershor

Shtrenjtimi i ushqimeve rrit inflacionin në qershor

Çmimet e ushqimeve dhe lëndëve djegëse kanë shënuar rritje përgjatë muajit qershor, duke bërë që ndryshimi vjetor i Indeksit të Çmimeve të Konsumit të jetë 2,2%, raportoi INSTAT.

Një vit më parë çmimet kanë qenë më të lira për konsumatorët, teksa ky ndryshim ishte 1,2 %.


Pavarësisht rritjes, indeksi i çmimeve të konsumit mbetet poshtë objektivit të shënjestruar të Bankës së Shqipërisë, prej afër 3%.

Rritja pritet të vazhdojë edhe në muajin korrik, teksa shumë produkte janë shtrenjtuar për shkak të thatësirës, por edhe mbarimit të sezonit. Shembull, një kg sallatë kushton aktualisht në tregun e pakicës 250 lekë, nga më pak se 100 lekë që ishte deri pak javë më parë. Edhe produkte të tjera ushqimore kanë shënuar rritje.

Sipas INSTAT, Rritja vjetore e çmimeve në Qershor është ndikuar kryesisht nga grupi “ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,87 pikë përqindje. Çmimet e grupit “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,19 pikë përqindje. Çmimet e grupit “mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,16 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “pije alkoolike dhe duhan” dhe “transporti” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit “argëtim e kulturë” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupit “komunikimi” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje. Çmimet e grupit “veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me -0,10 pikë përqindje. Çmimet e grupit “mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” kanë kontribuar me -0,03 pikë përqindje.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Qershor 2016, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “ushqime dhe pije joalkoolike” me 5,1 %, pasuar nga grupet “mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,2 %, “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,9 %, “pije alkoolike dhe duhan” me 0,8 %, “transporti” dhe “shërbimi arsimor” me 0,7 %, “argëtim dhe kulturë” me 0,6 %, etj.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 16,8 %, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet“ me 12,1 %, “qumësht, djath e vezë” me 4,3 %, “peshk” me 3,7 %, “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” me 2,7 %, etj. Nga ana tjetër çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u ulën me 2,9 %.

Ndryshimi mujor i indeksit është – 0,3 %. Krahasuar me Maj 2017 ulja më e madhe mujore e çmimeve vërehet në grupet “ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “argëtim dhe kulturë” me 0,7 % secili, pasuar nga grupet “veshje dhe këpucë” me 0,5 %, “transporti” me 0,4 %, etj. Rritje mujore e çmimeve vërehet në grupet “pije alkoolike dhe duhan” dhe “mallra dhe shërbime të tjera” me 0,1 % secili. /Monitor/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori