Hulumtuesit kanë zbuluar se të rriturit po blejnë në masë të madhe lodra fëmijësh dhe numri tyre po shtohet në masë të madhe.

Gjatë vitit të kaluar, çdo e 11-ta lodër që është shitur në Britani të Madhe, është blerë nga një i rritur për vete, transmeton Telegrafi.


Madje, tregu i këtyre produkteve që janë më të shtrenjta, po zgjerohet dhe vetëm më 2016 ka mbledhur mbi 350 milionë euro.

Shtohet numri i të rriturve qe kane deshire te luajne me lodra femijesh foto 2 Të rriturit dhe dëshira për lodra fëmijësh

Statistikat tregojnë se të rriturit e vetmuar, janë më të prirë të blejnë lodra, se sa ata që kanë fëmijë, ndërsa meshkujt janë më kërkues në këtë aspekt.

Shumica e konsumatorëve janë nga 18 deri në 34-vjeçar, që kërkojnë figura heronjsh nga filmat, makina të vogla nga kompanitë e famshme dhe puzla të ndryshme.

“Derisa është normale që të shihen të rriturit duke luajtur video-lojëra, pse të mos blejnë lodra dhe të improvizojnë në shtëpi”, është komentuar lidhur me rastin.

Mungesa e lodrave në fëmijëri dhe mundësia për t’i pasur tani, besohet të jetë faktori që po i shtynë të kërkojnë për këto produkte, jo ndonjë e metë psikike. /Telegrafi/