Mediat angleze shkruajnë se ylli i Liverpoolit dhe mbrojtësi i majtë Andy Robertson mund të transferohet në Bayern Munich këtë verë.

Sipas Transfermarkt, përfaqësuesi skocez kap vlerën e 35 milionë eurove dhe ai mbërriti në Anfield nga Hull City, shtatë vjet më parë.


Pas 282 paraqitjeve për Liverpoolin, ai mund të mburret se i ka fituar të gjitha, duke përfshirë Ligën e Kampionëve në 2019 dhe Ligën Premier një vit më vonë.

robertson

Lëvizja e tij te Bayern Munich mund të bëhet realitet, pasi që Real Madridi ka kohë që e kërkon mbrojtësin e majtë aktual të bavarezëve Alphonso Davies.

Mbrojtësi i krahut, i cili vlen 70 milionë euro dhe është një nga lojtarët më të mirë në botë në pozicionin e tij dhe i kanë mbetur edhe dy vite kontratë me Bayernin dhe negociatat për një të re kanë ngecur.

Davies 1

Ai ka luajtur 180 ndeshje për klubin nga Bavaria dhe ka tetë gola dhe 28 asistime. /Telegrafi/

telegrafi sport app