LAJMI I FUNDIT:

Shtohen sëmundjet në mesin e struganëve, shkak ajri i ndotur

Shtohen sëmundjet në mesin e struganëve, shkak ajri i ndotur

Cilësia e ajrit që thithin struganët këto ditë ka qenë temë diskutimi pothuajse në çdo ndeje dhe kuvendim, nisur kjo edhe nga zjarri që përfshiu deponinë e qytetit. Për një pjesë të qytetarëve kjo që ndodhi gjatë këtyre ditëve, duhet të shërbejë si paralajmërim i fortë që kjo problematikë të zgjidhet njëherë e mirë, të paktën duke e dislokuar deponinë nga lokacioni aktual. Ndërkohë, e gjithë kjo që ndodh me ndotjen e ajrit për mjekët është e patolerueshme, sepse jep indikacione në shëndetin e qytetarëve.

Për pulmologun, Arben Labënishti, i punësuar në Spitalin e Strugës, cilësia e ajrit është një nga faktorët që luan rol të rëndësishëm në shëndetin e njeriut, veçanërisht ndikon te mushkëritë. Labënishti thekson se nëse gjendja e cilësisë së ajrit nuk përmbush parametrat e kërkuara, me shumë gjasë do të ketë një reflektim në përkeqësimin e shëndetit të qytetarëve.


Berat Sela, nga Shoqata ekologjike “Natyre”, thekson për KOHA se dëmi që i shkaktohet qytetarëve të Strugës është i pallogoritshëm nga deponia vetëm disa metra larg qytetit dhe rrjedhës së Drinit të Zi. Sela pasi kërkon spostimin e menjëhershëm, nënvizon se janë shtuar rastet e sëmundjeve malinje jo vetëm te të rriturit, por edhe te fëmijët, situatë që duhet t’i alarmojë të gjitha strukturat. ”Nëse ne si shoqëri nuk reagojmë që deponia të largohet nga aty, dëmet nga viti në vit do të rriten si nga pikëpamja ekologjike, ashtu dhe në drejtim të cilësisë së jetës. Situata është alarmante. Janë rritur rastet e të sëmurëve nga kanceri dhe sëmundje të tjera që kanë prekur edhe fëmijët“ thekson ai.

Deponia që funksionon prej 12 vitesh vetëm 200 metra larg qytetit në fushën e Strugës, është shndërruar në një bombë me sahat që po rrezikon cilësinë e jetës të qytetarëve të këtushëm. Gjendja nga aspekti i ndotjes rëndohet në masë, sidomos në rastet kur pjesë të saj kaplohen nga zjarri gjë që përveç tymit sjell një aromë të padurueshme sidomos për qytetin dhe vendbanimet e tjera në afërsi. Spostimi i deponisë nga aty në disa raste është bërë edhe “kalë beteje” në ciklet e kaluara zgjedhore, por është harruar me të mbaruar ato.

Në trend Lajme

Më shumë
“Mos më pengo”, “ti duhesh me ma dhënë fjalën”, “a jam tu fol unë, mbylle”, replika të ashpra ndërmjet  Berishës dhe deputetes Selimi

“Mos më pengo”, “ti duhesh me ma dhënë fjalën”, “a jam tu fol unë, mbylle”, replika të ashpra ndërmjet  Berishës dhe deputetes Selimi

Lajme
Kujdesi ndaj dhëmbëve dhe rëndësia e një shëndeti të mirë oral, stomatologu Hoxha tregon për teknikat e fundit në stomatologji dhe implantet dentare

Kujdesi ndaj dhëmbëve dhe rëndësia e një shëndeti të mirë oral, stomatologu Hoxha tregon për teknikat e fundit në stomatologji dhe implantet dentare

Shëndetësi
Anëtarësimi në Këshill të Evropës, Rohde: Kosova të merr vendime të guximshme, agjenda për takimin e Komitetit të Ministrave mund të ndryshojë

Anëtarësimi në Këshill të Evropës, Rohde: Kosova të merr vendime të guximshme, agjenda për takimin e Komitetit të Ministrave mund të ndryshojë

Lajme
Jetonte në Dubai, si u vra armiku i Ervis Martinaj sa takoi të dashurën në Greqi

Jetonte në Dubai, si u vra armiku i Ervis Martinaj sa takoi të dashurën në Greqi

Lajme
Fitoi gjyqin në Strasburg, rikthehet në detyrë prokurorja shqiptare e shkarkuar nga vetingu

Fitoi gjyqin në Strasburg, rikthehet në detyrë prokurorja shqiptare e shkarkuar nga vetingu

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë e shpërndajnë testin e grupit A para kohe

Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë e shpërndajnë testin e grupit A para kohe

Lajme
Kalo në kategori