LAJMI I FUNDIT:

Shtiret kinse e godet vetura, gruan e moshuar e tradhton kamera (Video)

Shtiret kinse e godet vetura, gruan e moshuar e tradhton kamera (Video)

Një video që është filmuar në Kinë është bërë virale, për faktin se në të shfaqet një grua e moshuar e cila shtiret kinse goditet nga një veturë – por e keqja është se e gjithë ngjarja është filmuar me kamerë nga brendësia e veturës – që e nxjerr blof gruan e moshuar.

Kamera e vendosur brenda veturës në qytetin kinez Yichang në provincën Hubei, tregon se si një grua mundohet të kalojë në anën tjetër të rrugës dhe kur e sheh një veturë përpara, fillon të shtiret kinse është goditur me veturë, transmeton Telegrafi.


Sikur kjo të mos mjaftonte, ajo i vë duart në kapakun e motorit të veturës dhe fillon të bërtas nga “dhimbjet” e mëdha që i ka pësuar nga “përplasja”.

Sipas mediave kineze kjo grua vazhdimisht bën të njëjtin veprim, duke shpresuar se mund të fitojë ndonjë shumë të parave nga sigurimi, kurse policia kineze ka njoftuar se janë në dijeni të këtyre veprimeve dhe se po hetojnë rastet. /Telegrafi/