LAJMI I FUNDIT:

“Shteti sa më parë të kthehet në rrugën e drejtë”

“Shteti sa më parë të kthehet në rrugën e drejtë”

Iniciativa qytetare “Unë kërkoj/Ne kërkojmë” sot ka mbajtur një konferencë për shtyp në të cilën kërkuan që vendi të kthehet në rrugën e drejtë. Ata i dhanë mbështetje kryetarit të ri të Kuvendit dhe kërkuan që të lejohet që Kuvendi ta bëjë funksionin e tij, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata gjatë kësaj konfereve përmendën disa kërkesa mes të cilave edhe formimin e qeverisë së re, zbardhjen e ngjarjeve më 27 prill në Kuvend, vazhdim të mandatit të PSP-së dhe lirinë e mediave.


Iniciativa “Unë kërkoj/Ne kërkojmë” është e mbështetur nga qindra qytetarë, përfaqësues të etnive të ndryshme në vend./Telegrafi/