LAJMI I FUNDIT:

Shteti që ka dy princa, por që mezi gjendet në hartë – në rast të luftës do ta mbronin dy shtete (Foto/Video)

Shteti që ka dy princa, por që mezi gjendet në hartë – në rast të luftës do ta mbronin dy shtete (Foto/Video)

Kufirin mes Spanjës dhe Francës në një pjesë të caktuar e ndanë një shtet i vogël i pazakontë. Në pyetje është Andorra, një nga shtetet më të vjetra dhe njëherit më të vogla në botë.

Në krye të vendit janë dy princat që ndajnë pushtetin. Dhe është interesant se asnjëri prej tyre nuk është nga Andorra, sepse njëri princ është gjithmonë presidenti aktual i Francës e tjetri peshkopi i Urgelit. Natyrisht, se këto pozita nuk kanë kurrfarë fuqie reale, transmeton Telegrafi.


Qyteti kryesor është Andorra La Vella, që njëherit konsiderohet si më i larti në kontinentin e vjetër – kjo për faktin se gjendet në 1,013 metra në lartësi mbidetare.

Përndryshe sipas statistikave të jetëgjatësisë, banorët e Andorrës renditen në vendin e dytë pas japonezëve. Ky është vendi i vetëm në botë ku gjuha zyrtare është ajo katalunase, por edhe pse ajo flitet edhe në Spanjë e Francë, në këtë vend konsiderohet si gjuhë zyrtare.

Në Andorrë nuk ekziston ushtria, e në rast se vjen deri te lufta, atë do të duhej ta mbronin ushtria franceze dhe ajo spanjolle. E sa i përket krimit – aty nuk ekziston fare, dhe me plot të drejtë konsiderohet si një nga vendet më të sigurta në botë.

Është interesant se si më shumë se 70 për qind e sipërfaqes së vendit përbëhet nga një park kombëtar, i cili figuron në listën e vendeve të mbrojtura nga UNESCO.

E nga katër vendet më të vogla evropiane (duke mos e llogaritur Vatikanin), Andorra konsiderohet si më i madhi me një hapësirë prej 468 kilometra katrorë. Kufizohet me Monakon, Lihtenshatjanin dhe San Marinon.

Andorra nuk ka bankë kombëtare e as valutë, kurse sot e përdor euron e më herët ka përdorur pezetin e Spanjës apo frangun e Francës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Kalo në kategori