LAJMI I FUNDIT:

Shtetasit e Shqipërisë tentojnë të korruptojnë policët me nga pesë euro

Shtetasit e Shqipërisë tentojnë të korruptojnë policët me nga pesë euro

Në dy raste të ndara policia e Kosovës njofton se dy të shtetas të Shqipërisë me qëllim të dhënies së ryshfetit kanë tentuar të korrptojnë zyrtarët policorë me nga pesë euro.

Në njërin rast, i dyshuari gjatë prezantimit të dokumenteve, kishte vendosur bankënotën prej 5 € me qëllim të dhënies së ryshfetit zyrtarit policor, ku me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në gjykatë me procedurë të përshpejtuar.


Ndërsa në rastin tjetër, I dyshuari gjatë kalimit kufitar, i ka vendosur brenda dokumenteve bankënotën prej 5 € me qëllim të përshpejtimit të procedurave doganore.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në gjykatë me procedurë të përshpejtuar.