LAJMI I FUNDIT:

Shtetasi gjerman është i infektuari i parë me coronavirus në Evropë – atij i është bartur virusi nga kolegia nga Shangai që më vonë rezultoi pozitive

Shtetasi gjerman është i infektuari i parë me coronavirus në Evropë – atij i është bartur virusi nga kolegia nga Shangai që më vonë rezultoi pozitive

Një shtetas gjerman 33-vjeç dyshohet se mund të jetë evropiani i parë që është infektuar me coronavirus dhe që e ka bartur tek qytetarët e tjerë në vendet evropiane, thuhet në letrën e mjekëve gjermanë.

Siç thuhet në letrën që e ka publikuar “New England Journal of Medicine”, më 24 janar ai kishte pasur problem me kanalet e frymëmarrjes dhe temperaturë të lartë, e kur mendoi se gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar ishte rikthyer në punë më 27 janar, transmeton Telegrafi.

Më herët kishte marrë pjesë në një takim ku kishin qenë prezent kolegia e tij nga Shangai, që kishte qëndruar në Gjermani nga 19 deri më 22 janar.

E gjatë qëndrimit të saj në Gjermani ajo nuk kishte pasur kurrfarë problemi, por derisa është kthyer në Kinë është ndjerë keq, kurse më 26 janar është konfirmuar se është infektuar me coronavirus, shkruan e përditshmja italiane Corriere dela Sera.

Ajo kishte njoftuar partnerët e saj gjermanë që menjëherë kishin bërë testet për coronavirus, kurse te 33-vjeçari është konfirmuar si rasti i parë. Pas tij kanë rezultuar tre gjermanë tjerë, që kishin marrë pjesë në takimin ku ishte partnerja e tyre nga Shangai.

Mjekët gjermanë paralajmërojnë që virusi në sasi të madhe gjendet tek pështyma e njeriut, që paraqet problem sepse mund të bartet edhe kur duket se te një pacient nuk ka simptoma të virusit.

“Fakti që infeksioni mund të jetë prezent në organizëm edhe pasi që largohen simptomat, është shqetësues”, thotë Walter Richard, kryesues i Këshillit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Në anën tjetër infektologët pretendojnë se për këtë është shumë i rëndësishëm survejimi i pacientëve që janë liruar pas hospitalizimit, dhe rekomandojnë që vazhdimisht të bëjnë teste për shkaqe sigurie. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori